ART-ja hesht manipulimin me datën e licencimit të “Z-Mobile”

Prishtinë, 5 gusht – Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka heshtur manipulimin e bërë në raportin vjetor rreth ndryshimit të datës së licencimit të operatorit virtual të telefonisë mobile “Dardafon.net” që në treg njihet si “Z-Mobile”.
Ndonëse “Dardafon.net” si kompani ishte regjistruar në Ministrinë e Tregtisë më datë 11 dhjetor të vitit 2008, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit në raportin vjetor ka paraqitur datën 12 qershor 2008 si datë të licencimit të kompanisë “Dardafon.net”, asokohe kur kompania nuk ishte ende e regjistruar e as e themeluar. Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve tregojnë se “Dardafon.net” është regjistruar si biznes më 11 dhjetor 2008, gjashtë muaj pas datës që figuron në raportin vjetor të punës së ART-së. Ndërkaq, datës së cilës i referohet raporti vjetor i ART-së, flet për kohën kur ishte licencuar kompania me emrin “Dardafon”, konsorcium i kompanisë “Devolli Group”, me gjysmën e përqindjes së aksioneve edhe nga biznesmeni Adrian Shatku. Kompania “Dardafon” pati fituar vite më parë kushtin për të qenë operator i telefonisë mobile virtuale “MVNO”, ndërkaq vendin e saj e ka zënë kompania tjetër me emrin “Dardafon.net”, pa të drejtë ligjore. Zyrtarët e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit nuk kanë pranuar të flisnin për gazetën në lidhje me çështjen e licencimit të kompanisë “Dardafon.net” edhe pas insistimeve dhe dërgimit të pyetjeve në mënyrë elektronike.
Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të ART-së, nuk ka pranuar të jepte intervistë për gazetën ku do të flitej për raportin vjetor të ART-së, çështjet rreth “Z-Mobile” dhe çekut prej 16 milionë eurosh të pakthyera për çështjen e konsorciumit “Kosmocell”, ndonëse kërkesa për intervistë i ishte bërë para dhjetë ditësh.
Muaj më parë, Hoxha pati thënë për gazetën se “në Autoritetin Rregullativ të Telekomunikimit është licencuar kompania me emrin “Dardafon.net”, pasi që është bërë bartja e pronësisë”. Sipas tij, “nuk ka pasur konkurs shtesë apo shprehje të interesit, dhe licencimi është bërë në bazë të dispozitave të ligjit pasi ka mbetur pronësia e njëjtë e kapitalit”, ndërsa pati shtuar se çështja e “Dardafonit” tanimë është “temë e mbyllur”.
Ndryshimi i datës së licencimit të kompanisë private të telefonisë mobile virtuale “Dardafon.net” nuk i ka penguar deputetët e Kosovës që ta miratojnë raportin vjetor të punës së Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, në seancën e parafundit të sezonit pranveror të punës së Kuvendit për këtë vit.
“Z-Mobile”, është operator virtual i kompanisë “Dardafon.net”, 90 për qind të aksioneve të së cilës i mbajnë vëllezërit Devolli, ndërkaq 10 për qind të aksioneve i takojnë kompanisë “K-Com”, pronari i së cilës nuk është bërë i ditur për gazetën. “Z-Mobile” në treg ka hyrë me aktiven apo kapacitetet e pashfrytëzuara nga “Vala”, të linjës 045 dhe numrat që fillojnë me 500 mijë dhe 600 mijë, ndërkaq, operatorit amë i bën konkurrencë të jashtëligjshme me çmime më të ulëta të thirrjeve telefonike.