Kompania turke investon 6 milionë euro për fabrikën e blloqeve

Rahovec,5 gusht-Kompania “Likos” nga qyteti Ajden të Turqisë,do të ndërtojë në fshatin Fortesë të Rahovecit,fabrikën për përpunimin e prodhimeve prej dheut-blloka, tulla dhe tjegulla, vlera e së cilës arrin 6 milionë euro, kurse do të punësohen 150 punëtorë. Këtë deklarim e ka bërë nënkryetari i Rahovecit, Xhevdet Duraku, të enjten, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të mirëkuptimit midis Komunës së Rahovecit dhe kompanisë “Likos”, në prani të ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Husrev Unler. Ambasadori Unler ka thënë se si para, ashtu edhe pas vitit 1999, Turqia ka dhënë kontribut të madh për shtetin vëlla të Kosovës. “Në Kosovë është KFOR-i turk, në EULEX ka pjesëtarë të policisë nga Turqia, kurse të gjitha komunat e këtij shteti janë të interesuara për vëllazërim me komunat e Kosovës dhe për bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të përshpejtuar të Kosovës”, ka theksuar Unler, duke shtuar se me këtë investim do të tejkalohet problemi i papunësisë. Sipas diplomatit turk, nënshkrimi i marrëveshjes në Rahovec është fillimi i investimeve dhe kërkoi që realizimi i këtij projekti të fillojë sa më parë. Ambasadori Unler ka ftuar investitorët turq të investojnë në Kosovë, sikundër është firma për ndërtimin e autostradës në Kosovë dhe koncesionari i Aeroportit të Prishtinës .
Nënkryetari i Komunës, Xhevdet Duraku ka falënderuar fabrikën “Likos” nga Turqia, që në kuadër të investimeve në Kosovë është përcaktuar pikërisht për komunën e Rahovecit. Duraku, i cili ushtron detyrën e kryetarit të Komunës, aktin e nënshkrimit të marrëveshjes
e ka quajtur ditë të madhe për Kosovën, por në veçanti për banorët e komunës së Rahovecit.
“është një marrëveshje e cila do ta bëjë fshatin Fortesë me fabrikën për prodhimin e bllokave, tullave e tjegullave, ku investitori do të të investojë 6 milionë euro, e ku do të punësohen rreth 150 punëtorë, kurse afati i ndërtimit të fabrikës është 18 muaj”, ka thënë Duraku.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka vlerësuar lartë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. “Një investim prej 6 milionë euro për 18 muaj dhe krijimi i 150 vendeve të reja të punës është një hap që duhet të përkrahet në aspektin institucional. Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik nëse nuk do të ketë investime të huaja”, ka thënë ai.