E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova ndihmë Shqipërisë, FSK-ja sjell 16 ushtarakë dhe një ambulancë

Për t'u ardhur në ndihmë ushtarëve shqiptarë për situatën e krijuar nga përmbyjtje në Shkodër nga Kosova kanë ardhur 16 Forca të Sigurisë së Kosovës. Ky lajm konfirmohet nga burimet e "Ora News" në Ministrinë e Mbrojtjes.
Sipas tyre 16 ushtarakë ku 14 prej tyre kosovarë, 1 novergjez dhe një amerikan janë dislokuar ditën e mërkurë në batalionin e Vaut të Dejës për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare në Shkodër pas përmbytjeve të fshatrave Dajç dhe Obot.
Sipas të njëjtave burime mësohet se FSK ka vendosur në dispozicion edhe një ambulancë e cila do të shërbejë në raste emergjence.
16 trupat e mbrojtje së Kosovës do të ndihmojnë homologët e tyre shqiptarë për evakuimin e banorëve të zonës së përmbytur si dhe për shpërndarjen e ndihmave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›