E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu telefonon Berishën: Ndihmë për zonat e përmbytura

PRISHTINE- Kosova vendosë të dërgojë në Shqipëri forcat e sigurisë kombëtare për tu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër dhe Lezhë. Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar mes presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Sali Berisha, kreu i qeverisë shqiptare falënderoi presidentin Sejdiu për vendimin e marrë si dhe për ofertën e qeverisë së tij për ndihma në varka shpëtimi dhe mjete të tjera. Kryeministri Berisha i shprehu presidentit Sejdiu falënderimin e tij edhe për ndihmën financiare që komuna e Gjakovës për ka akorduar për zonat e përmbytura në Shqipëri. Zyra për shtyp e këshillit të Ministrave shkruan se gjatë bisedës telefonike, Presidenti i Kosovës tha se po ndjek me vëmendje situatën në vijimësi, si dhe shprehu vlerësimet e tij për të gjitha përpjekjet e autoriteteve dhe të qeverisë shqiptare për përballimin me eficencë të kësaj situate të vështirë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›