E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Apelit lë në burg Aldo Baren

Gjykata e Apelit ka lënë në burg kreun e Bandës së Lushnjes Aldo Baren.
Trupi gjykues në këtë gjykatë, hodhi poshtë kërkesën e Bares për lirim nga burgu, me pretendimin e këtij të fundit se kanë skaduar afatet kohore.
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e mos e ndryshuar masën ndaj Bares, ajo me arrest me burg deri në përfundim të gjykimit. Megjithatë, avokati mbrojtës i Bares ka deklaruar se kërkesa do të dërgohet në Gjykatën e Lartë.
Aldo Bare, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti ishte kreu i "Bandës së Lushnjës", bandë e krijuar gjatë vitit 1997 dhe që ka vepruar edhe më pas. Ai u ekstradua nga Turqia 25 nëntor të muajit të shkuar me një avion special dhe në masa të rrepta sigurie. Bare u arrestua më 26 mars të vitit 2006 në Ankara të Turqisë, për veprën penale të "trafikut të lëndëve narkotike". Ai akuzohet për rreth 20 vrasje dhe për një sërë krimesh të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›