Durrës, arrestohen 3 të mitur për vjedhjen e një banese
Tre të mitur janë arrestuar nga shërbimet e Seksionit të Luftës Kundër Krimeve ndaj Pronës në policinë e Durrësit pasi akuzohen për vjedhjen e një banese.
Sipas burmive të policisë tre personat E.K, 15-vjeç, M.Q, 16-vjeç dhe A.D, do të ndiqen penalisht nga policia pasi akuzohet se ditën e djeshme në lagjen Nr. 8 në Durrës dyshohet të kenë vjedhur banesën e shtetasit I.Sh.
Burimet policore theksojnë gjithashtu se tre të miturit dyshohet se kanë marrë prej banesë, sende të ndryshme me vlerë 400.000 lekë të cilat i kanë shitur më pas në pikën e grumbullimit të metaleve me ngjyrë në këtë lagje.
Ndërkohë në cilësinë provës materiale u bë sekuestrimi i këtyre sendeve të nxjerra jashtë funksionimit.