E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova në Bruksel, Serbia braktis konferecën

BRUKSEL-Nën organizimin e Presidencës suedeze që kryeson Bashkimin Evropian në Bruksel ka hapur punimet konferenca ndërministrore e BE-së me temën “Drejt veprimit global kundër trafikimit me qenie njerëzore”. Në konferencë kanë qënë present nga Republika e Kosovës ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti dhe ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi.
Republika e Kosovës tashmë konsiderohet partner në iniciativa edhe më të gjëra për luftimin e formave të ndryshme të krimit të organizuar.

Por sic bën të ditur RTK sot përfaqësimi i Republikës së Kosovës në ngjarje të rëndësishme për luftimin e krimit të organizuar vazhdon të nxisë pakënaqësi dhe reagime të shtetit të Serbisë.

“Kosova është provincë e Serbisë, shpallja e të ashtuquajturës pavarësi e Kosovës është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë përfaqësuesit e Serbisë të cilët kanë lëshuar punimet e kësaj konference në shenjë revolte për përfaqësimin e Kosovës si shtet.
As kërkesa e organizatorëve të konferencës, drejtuar përfaqësuesve serbë për mospolitizim të kësaj çështje, nuk ka siguruar praninë e delegacionit serb në konferencë.
Megjithëkëtë konferenca ka vazhduar punimet ku Republika e Kosovës është përfaqësuar nga ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti dhe ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi.

Ndryshe, në këtë konferencë ku po marrin pjesë ministra nga venet e Bashkimit Evropian, përfaqësues të Komisionit Evropian, si dhe përfaqësues shtetesh nga Ballkani perëndimorë dhe më gjerë, vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkërendimit të veprimeve konkrete në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Sic theksojnë mediat kosovare, përfaqëssuesit e vendit të tyre ndodhen dhe sot në Bruksel në ditën e dytë të konferencës. Pjesmarrjen në konferencë ata e shfrytëzojnë edhe për takime të shumta bilaterale me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në konferencë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›