Serbia braktis konferencën, shkak Kosova
Delegacioni i Serbise ka braktisur punimet e konferences kushtuar veprimit global kunder trafikimit të qenieve njerezore, e cila po zhvillohet në Bruksel. Sipas agjensive ballkanike të lajmeve, largimi është bërë në shenjë proteste për pranine e delegacionit kosovar në këtë aktivitet. Organizuar nga Presidenca suedeze e cila aktualisht kryeson Bashkimin Europian në Bruksel, ka hapur punimet konferenca ndërministrore e BE-së me temën "Drejt veprimit global kundër trafikimit me qënie njerezore", në të cilën Republika e Kosovës është përfaqësuar nga ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti dhe ministrja e Drejtesisë Nekibe Kelmendi.
Republika e Kosovës tashmë konsiderohet partner në iniciativa edhe më të gjera për luftimin e formave të ndryshme të krimit të organizuar.
Pjesëmarrja është shfrytëzuar nga delegacioni kosovar edhe për takime të shumta bilaterale me përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në konferencë.