Barroso : Maqedoni-Greqi të zgjidhin kontekstin e emrit
Kryetari i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso gjatë një konference për shtyp dhënë së fundmi në Bruksel, i bëri apel Shkupit dhe Athinës të intensifikojnë përpjekjet tyre në mënyrë që të zgjidhet kontesti për emrin në frymën e solidaritetit europian. "Ne e kemi thënë qartë sa të rëndësishme janë marëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Kontesti për emrin është pjesë e kësaj", tha Barroso ndërsa shtoi se kjo do të rrisë besimin e ndërsjellë dhe do të lehtësojë punën në BE. Brukseli i bëri thirrje dy palëve të përfshira në kontest që ta zgjidhin problemin në frymën e solidaritetit europian", theksoi Barroso. Kreu i Komisionit europian deklaroi se raporti pozitiv i javës së kaluar dhe rekomandimi për fillimin e negociatave është mirënjohje për reformat e realizuara në Maqedoni, por njëkohësisht edhe inkurajim që të zgjidhet problemi me emrin.