Kosova në Hagë, Freizer: Vendimi i Serbisë, tepër i zgjuar
Bruksel - Drejtoresha për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave Sabine Freizer, e vlerëson si të zgjuar vendimin e Serbisë, për të çuar në Hagë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. “Mendoj se vendimi i qeverisë serbe që t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte shumë mendjemprehtë. Ai, para se gjithash, ka shtyrë procesin e njohjes së Kosovës, sepse shumë shtete hezitojnë të njohin Kosovën para se të dëgjojnë verdiktin e kësaj gjykate. Po ashtu, ky vendim tërë çështjen e ka bërë shumë ligjore dhe teknike”-deklaroi Freizer në një intervistë për “Zërin e Amerikës” – edicioni në gjuhën serbe.
Sipas saj, ky është një veprim i mirë politik i Beogradit, sepse kështu është hequr presioni ndaj qeverisë së Serbisë që të prononcohet rreth statusit të Kosovës. “Është tepër herët të thuhet se çfarë do të jetë verdikti, mirëpo, mendoj se pavarësia e Kosovës do të vazhdojë dhe shtetet do të vazhdojnë të njohin atë, mirëpo shumë prej tyre, megjithatë, do të presin verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë ajo.