Gripi stinor e A/H1N1, fluks fëmijësh në Pediatri
TIRANE- Ashtu sic mjakët kishin paralajmëruar, fëmijët janë më të prekurit nga gripi A/H1N1 dhe ai stinor. Spitali Pediatrik në QSUT ka qenë i mbushur me fëmijë që në orët e para të ditës së sotme.
Mjekët bëjnë të ditur se fëmijët janë paraqitur me temperaturë, kollë dhembje trupi dhe dhembje koke. Sipas tyre gjendja e fëmijëve nuk ka qenë e rëndë , ndërsa janë dhënë mjekimet për tu trajtuar në ambientet e shtëpisë.
Rastet me gripin sezonal dhe A/H1N1 janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit, një situatë kjo e paralajmëruar për shkak të kombinimit të dy viruseve.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se Shqiëpria ndodhet aktualisht në prag epidemie.
(e.n/news24/BalkanWeb)