E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në Libertas

Nga Express më 14 prill 2011 në ora 10:06

Filmat e nominuar për Oscar jashtë zonës anglishtfolëse, filmat e shkurtër nga Kosova, Kroacia dhe Zvicra, dhe filmi sllovak, janë fokusi i sivjetmë i edicionit të shtatë të Festivalit Filmik Libertas, që u hap në Dubrovnik.

Festivalin të hënën mbrëma e hapi filmi danez që fitoi Oscarin për filmin më të mirë të huaj, “Në një Botë më të Mirë”, i regjisores Susane Bier.

Për herë të parë sivjet festivali përveç ndryshimit të terminit, ngase nga vera u transferua në pranverë, organizon edhe forumin rajonal, që do të duhej të bëhej vendtakim i punonjësve filmikë nga vendet fqinje.

“Programi i filmit të shkurtë përfshinë dy kinematografi, kombe dhe kultura krejt të ndryshme, Zvicrën dhe Kosovë. Mirëpo, ne shpresojmë se të gjitha sfidat e festivalit do t’i përmbushim me sukses”, theksoi drejtoresha e festivalit, Mirjana Mia Pecina. Festivali zgjatë deri më 17 prill.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›