Zjarr në ishullin e Kretës, evakuohen banorët. Edhe ushtria në ndihmë
Kretë- Kreta është përfshirë nga një zjarr i madh, shkaqet e të cilit ende nuk janë gjetur.
Flakët ka rënë në orët e mesnatës dhe ende disa vatra janë aktive pavarësisht pranisë së një numri të madh zjarrfikësish në vendngjarje.
Mediat greke raportojnë se zjarri ka përfshirë disa zona në ishullin e Kretës, në Hania.
Banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, teksa flakët kanë shkrumbuar plotësisht 3 biznese, një punishte alumini, një kompleks varkash, 12 makina dhe shumë objekte të tjera.
Sipas mediave greke, përhapjen e flakëve dhe vështirësinë në fikjen e vatrave të zjarrit e favorizon edhe moti i keq, me erë të fortë.
Disa dhjetëra zjarrfikëse edhe nga qytete të tjera kanë shkuar për të ndihmuar në fikjen e zjarrit, gjithashtu edhe disa forca të ushtrisë.