E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në Turqi: Bashkëpunim në parandalimin e sëmundjeve

kosovaTurqi- Në kuadër të një vizitë zyrtare në Turqi, ministri i Shëndetësisë Halim Kosova ka zhvilluar një takim me homologun e tij Mehmet Muezzinoglu.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në fushën e menaxhimit shëndetësor dhe të parandalimit të sëmundjeve si dhe u ra dakort për veprime konkrete me stafe të përbashkëta në trajtimin e rasteve të rënda.

Hapat e bashkëpunimit do të konkretizohen së shpejti gjatë takimeve në nivel ekspertësh, ndërsa ministri turk i shëndetësisë i konfirmoi ministrin Kosova mbështetje në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të shëndetësisë në Shqipëri

Ministri Kosova po zhvillon një vizitë zyrtare ne Turqi dhe një ditë më parë ka qenë i pranishëm në hapjen e punimeve të Simpoziumit Global për Politikat e Alkoolit në Stamboll.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›