E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova ne fazen finale te pavaresise

Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuqi, vlereson se Kosova ndodhet ne ditet finale te detajimit te ceshtjeve teknike dhe administrative per shpalljen e pavaresise se saj. Ne nje interviste qe i dha dje BBC-se, ai tha se vendimi politik per shpalljen e pavaresise se Kosoves eshte marre dhe po behet bashkerendimi i veprimeve me bashkesine nderkombetare. Sipas tij, Kosova do te jete shtet i pavarur dhe sovran i te gjithe qytetareve me nje perspektive te re. Zevendeskryeministri u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves qe te jene te qete dhe te ndjehen te sigurt, meqe Kosova ka plan te sigurise ne periudhen e zgjidhjes se statusit.
Kjo jave shenonte fundin e procesit te statusit te Kosoves?
Mendojme se procesi ka qene i gjate dhe me siguri edhe shume i mundimshem per qytetaret e Kosoves, per vite te tera, dhe tani kemi ardhur ne fazen finale se bashku me faktorin nderkombetar. Ne kete drejtim jemi ne fazen perfundimtare, ndoshta ne ditet finale te detajimit te gjitha ceshtjeve teknike dhe administrative, ndersa vendimi politik qe Kosova duhet ta shpalle pavaresine tanime eshte marre.
Pra thjesht, ju e keni daten e caktuar se kur mund te behet pavaresia e Kosoves?
Eshte pelqim politik i forcave vendosese nderkombetare qe Kosova e ka driten e gjelber per ta shpallur pavaresine e saj, ndersa percaktimi i dites ose dates konkrete eshte ceshtje qe i takon ekskluzivisht institucioneve te Kosoves. Por, ne kemi nevoje dhe jemi duke i bere pergatitjet edhe brenda vetvetes, por edhe me faktoret relevante nderkombetare.
Kjo do te thote se ju po i pergatisni qe te gjitha ceshtjet qe se bashku me Deklaraten per Pavaresine te nxirrni edhe po themi Kushtetuten, simbolet…
Kemi pasur nje angazhim te shtuar muajve te fundit dhe me siguri edhe diteve te fundit dhe tanime e kemi rrumbullakosur procesin e draftimit final te Kushtetutes se Kosoves dhe po ashtu kemi bere edhe perzgjedhjen e simboleve te Kosoves, qe do te dergohen per miratim ne Kuvendin e Kosoves. Me shume e me pak, Kosova i ka kryer te gjitha obligimet qe jane kerkuar nga ajo nga bashkesia nderkombetare dhe tanime kane mbetur vetem edhe bashkerendimi i hapave, qe nenkupton hapi i pare nga Kuvendi i Kosoves dhe i percjelle menjehere nga njohja nderkombetare.
Njohja nderkombetare ne baze te asaj qe thuhet do te behet shpejt. Por, serbet e Kosoves dhe Beogradi zyrtar nuk do ta njohin pavaresine e saj?
Ne jemi te angazhuar keto ditet e fundit qe serbet e Kosoves ta ndjejne veten mire, ta ndjejne se po hapet nje faqe e re e historise se Kosoves, per te gjithe qytetaret e saj, perfshire edhe pakicen serbe. Ne kete kuptim, Kosova do te jete shtet i pavarur dhe sovran i te gjithe qytetareve me nje perspektive te re. Ate fat qe do ta kete shumica shqiptare do ta kete edhe pakica serbe ne Kosove dhe ne raste te caktuara edhe me afirmativ. Ndersa, sa i perket Beogradit, ata kane qendrim te ngurte dhe politika e tyre nuk dallon nga ajo e meparshmja, apo e bazamentit te 20 vjeteve te fundit dhe ne fatin tone me nuk e kemi te lidhur me politiken apo qendrat e vendimit ne Beograd.
Por Presidenti Tadic ka kerkuar me shume bisedime per statusin e Kosoves. Me sa degjoj une, ju i keni dhene fund bisedimeve dhe brenda pak ditesh do te ecni rruges se shpalljes?
Qe ne fillim te negociatave, ne kemi qene te bindur se arritja e marreveshjes me Serbine eshte e pamundur. Ata kane nje qendrim te ngurte dhe ende dominon logjika e superioritetit perballe kombeve te tjera. Fatkeqesisht, ne Serbi ende ka prodhim te krizave dhe mentalitet te prodhimit te krizave edhe per te tjeret jo vetem per Serbine, e cila i ka shkaktuar shume deme edhe rajonit, por edhe shqiptareve ne vecanti. Ne e kemi shfrytezuar procesin negociator per ta bindur faktorin nderkombetar se jemi konstruktiv, i kryejme obligimet tona dhe perpiqemi t'iu pergjigjemi kerkesave reale te faktorit nderkombetar. Ne anen tjeter, nuk kemi hasur ne nje gatishmeri te tille dhe mendoj se Serbia ka mentalitetin e viteve te shkuara. Negociatat ne raport me Serbine jane te perfunduara dhe cdo gje me Serbine mund te filloje si dy shtete te pavarura dhe sovrane.
Kur flisni per bashkesine nderkombetare, ketu me siguri se nuk mendoni Rusine?
Rusia ka qene per nje kohe ne proces dhe mund te themi se ka qene ne proces ne kuptimin pozitiv, ndoshta muajve te fundit ka ndryshuar paksa qasjen dhe ne kete rast duket qarte se ka kthyer mentalitetin e kohes se luftes se ftohte dhe ende eshte logjika e dominimit mbi rajone te caktuara, pa e definuar qarte interesin e tyre kombetar ose global. Besojme shume se Rusia ka me shume nje retorike politike dhe emocion perballe, po them, kryerjes se nje obligimi moral ndaj serbeve apo Serbise e me pak dicka racionale. Shume shpejt jemi te bindur se Rusia do te jete pjese e botes demokratike dhe logjika e veprimit te saj nuk do t'i ngjaje luftes se ftohte.
Dhe cilat do te jene sfidat e sigurise ne periudhen e shpalljes se pavaresise?
Kosova e ka planin e vet ne cdo aspekt dhe une dua qe te ftoj cdo qytetar te ndjehet mire ngase Kosova eshte unike ne kuptimin politik, dhe ne kuptimin qytetar. Ajo ka nje unitet te plote edhe me faktorin nderkombetar. Ne kemi marre garanci te plota se forcat e NATO-s do te ruajne kufirin e Kosoves. Kemi kerkuar nga te gjithe qytetaret qe te kene qetesine e duhur dhe te menaxhojne emocionet e veta dhe mendojme se nuk ka nevoje per asnje shqetesim. Kosova eshte e forte, po them, ne kuptimin e sigurise, ka nje mbeshtetje te plote nderkombetare dhe eshte shume unike ne veprimet e veta institucionale.
Pra, ju frikesoheni nga nje nderhyrje nga jashte apo nga trazirat brenda?
Asnje logjike nuk ka qe te kete ndonje trazire brenda. Sipas retorikes qe vjen nga Beogradi, mund te kete ndonje tendence te tyre qe, ndoshta ne aktin final, te na e ktheje retoriken e vuajtjes dhe dhunes e deri ne gjenocid qe e ka kryer ketu. Por, duhet te them se ata mund te bejne ndonje veprim te vogel qe mund t'i kushtoje Kosoves per disa dite e Serbise per vite te tera. Sido qe te jete, mendoj se ka forca racionale ne Serbi, te cilat agresionin ndaj shteteve te tjera nuk e shohin si rruge te zgjidhjes se problemeve. Por, ne jemi te pergatitur per cdo rast dhe ne cdo forme.
Dhe jeni te pergatitur edhe per embargon e Serbise?
Ne jemi te pergatitur edhe per embargon. Kemi vene kontakte edhe me qeverine e Shqiperise, Maqedonise dhe te Malit te Zi dhe kemi kerkuar rruget tona alternative. Nuk ka nevoje per asnje shqetesim. Fati politik, ekonomik dhe ndonje tjeter nuk varet nga Serbia. Kosova eshte ne gjendje te mbijetoje ne cdo aspekt dhe te jetoje si nje shtet i zhvilluar dhe demokratik pa e lidhur fatin e vet me Serbine.
Me lejoni zevendeskryeminister te kthehem edhe njehere ne fillim. A eshte fundi i kesaj jave edhe fund i procesit?
Ne do te punojme shume qe fundi i procesit te jete i qete dhe demokratik, te jap nje fotografi te mire ne bote ne diten qe e ben Kosova. Ne jemi duke punuar shume dhe panderprere qe fundi i procesit te jete i shpejte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›