Shtyrja e procesit, kunder stabilitetit
Shtyrja e procesit te shpalljes se pavaresise se Kosoves nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit ne rajon. Vleresimin e beri dje, ministri i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, gjate nje konference per shtyp. Sipas tij, i takon Prishtines zyrtare te beje zyrtarisht te njohur daten e pavaresise, meqenese publikisht mund te themi se eshte folur shume per te. “Pra, njohja zyrtare e dates ose publikimi zyrtar i dates, i takon autoriteteve te Prishtines. Ndersa Tirana zyrtare sigurisht qe ne momentin e shpalljes se pavaresise do te beje te gjitha hapat normal per te pasur perfaqesim diplomatik ne nivelin e duhur, pra nje perfaqesim diplomatik te nivelit me te larte", tha Basha. Ai shtoi se gjate Konferences se Sigurise, ne Mynih, ceshtja e Kosoves ka qene teme konstante e bisedimeve, nderkohe qe edhe pse nuk ka ndryshuar pozicioni i Serbise dhe i Rusise, vihet re nje vendosmeri e faktoreve te tjere".