Lirohen 6 zyrtarët komunalë, akuzoheshin për korrupsion
PRISHTINË- Gjashtë zyrtarët e Komunës së Prishtinës, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës janë liruar nga paraburgimi pasditen e sotme me vendim gjykate.
Ridvan Shahini, Drejtor i infrastructures, Ekrem Rexha, Shef i prokurorimit, Qazim Bajrami, Kryesues i organit mbikëqyrës, Halil Fejziu dhe Hazir Krasniqi, anëtar të organit mbikëqyrës si dhe Refik Sadiku, kryetar i organit mbikëqyrës do të mbrohen të lirë.
Mediat vendase bëjnë me dije se vendimi për lirimin e tyre është marrë pasi Gjykata Supreme e Kosovës ka anulluar aktvendimet e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, për çështjen e paraburgosjes së gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prishtinës. Këtë vendim gjykata e ka marrë pas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë që avokatët e të pandehurve Ridvan Shahini, Hazir Krasniqi, Ekrem Rexha dhe Halil Fejziu ia kanë drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës.
Zyrtarët komunalë ishin arrestuar në fillim të muajit nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “shpërdorim të pozitës zyrtare ose i autorizimit”. Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin për keqpërdorime në Komunën e Prishtinës, lidhur me një tender i cili ka pasur të bëjë me mbulimin e lumit Prishtevka. Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe mbledhjes se fakteve lidhur me kryerjen e veprës, dyshohet se vlera e keqpërdorur arrin shumën prej qindra mijëra eurove.
(e.m/tg/BalkanWeb)