E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Shkëmbimnë vend të ndarjessë Kosovës

PRESHEVE- Kryetari I Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tërheq vëmendjen se në rast të një ndarjeje të Kosovës komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë do të kërkojnë t’i bashkohen Kosovës.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Ragim Mustafa ka thënë se në rast të ndarjes së Kosovës, Serbia duhet të jetë e gatshme karshi kërkesës së komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë që t’i bashkohen Kosovës, konsideron kryetari i Preshevës.

“Kreu shtetëror i Serbisë thirret në pragmatizëm kur propozon ndarjen e Kosovës, por nëse dëshiron që të jetë qind për qind pragmatike duhet të mendojnë edhe për ndarjen e Serbisë, meqë kërkesa e qytetarëve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, në këtë rast do të jetë bashkimi automatik me Kosovën”,citon agjencia Beta.

Mustafa, lider i Partisë Demokratike shqiptare tha se kërkesa për bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën, po ndodhi ndarja, është shtruar qysh në janar të vitit 2006 me platformën që e kanë miratuar të gjithë këshilltarët shqiptarë të këtyre tri komunave mbledhjen e përbashkët të tyre.

Krytari I Komunës Preshevë deklaron se nuk e di mendimin e qeverisë serbe për shkëmbimin e territoreve dhe se kjo nuk do të thotë se në bisedimet e ardhshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës nuk mund të shtrohet çështja e ndarjes së territoreve si një zgjidhje e përhershme e problemit ndërmjet shqiptarëve e serbëve dhe në këtë rast “Po pati bisedime për ndarjen e Kosovës, shqiptarët nga Presheva, Bujanoci e Medvegja me siguri do të kërkojnë të përfshihen në negociata, meqë duhet të gjendet formula në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur”, është shprehur Mustafa.

Sipas fjalëve të tij, hapja e temës së bashkimit të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me Kosovën, nuk shkakton destabilitet sigurie në rajon, meqë “përsëritja e konflikteve të armatosura nuk vjen në konsiderim”.
(s.g/kohaditore/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›