Elbasan, policia sekuestron 70 kg kanabis, 4 në pranga
ELBASAN- Uniformat blu të qytetit të Elbasanit gjatë një aksioni të kryer mesditen e sotme kanë mundur të sekuestrojnë 70 kg kanabis.
Ndërkohë si rezultat i këtij aksioni është bërë i mundur arrestimi i katër personave.
Personat e arrestuar gjatë këtij operacioni anti drogë janë: Klajdi Prenda, Sukses Mezai, Agron Idrizi dhe Kamber Tori.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se droga u gjet në mjetin tip audi me targa GJ 0322 B.
Mësohet se policia ka nisur hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari të jashtëligjshme ndërkohë, materialet do i kalojnë më tej Prokurorisë së Rrethit për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)