E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osumi del nga shtrati, nën ujë banesat e komunitetit rom

Shtimi i prurjeve të lumit Osum në qytetin e Beratit si pasojë e reshjeve të shumta të shiut e borës të rëna gjatë tre muajve të fundit ka bërë që banesat e pakicave rome të vendosura në periferi të lagjes 30 vjetori të përfshihen nga uji. Ndërsa dy ditët e fundit reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që lumi të dalë nga shtrati në dalje të po të njëjtës lagje, duke 

përmbytur krejtësisht rreth 40 banesat e romëve. Mëngjesin e së shtunës, plot 15 banesa rome të ulëta janë përmbytur nga uji i lumit, ndërkohë që pesë kasolle të banuara nga romët, janë shkatërruar krejtësisht. Pakicat rome në të këtë qytet që fillimisht ngritën çadra në anë të lumit Osum në dalje të lagjes 30 Vjetori vitet e fundit i kanë zëvendësuar ato me banesa të vogla një katërshe, të cilat herë pas here kërcënohen nga
shtimi i prurjeve të lumit Osum. Por, ditët e fundit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës lumi në këtë pjesë periferike të lagjes doli krejtësisht nga shtrati duke përfunduar brenda 15 banesave më të ulëta. Familjarët kanë dhënë alarmin në bashkinë e qytetit duke ngritur zërin për përmbytjen e shtëpive të tyre. Sipas tyre, uji vërshoi brenda pak orëve duke mos u lënë mundësi të merrnin masa as për të shpëtuar orenditë e tyre të pakta. Ata ankohen se uji u ka depërtuar brenda banesave duke u prishur pajisjet elektroshtëpiake dhe gjithçka tjetër që kishin brenda banesave një katëshe. Dëmi si pasojë e përmbytjeve ka pasur në shumë banesa të kësaj lagje të populluar nga romët, por më e vështirë situata paraqitet për 15 shtëpi të cilat janë përmbytur krejtësisht, duke detyruar banorët e tyre të strehohen përkohësisht tek fqinjët dhe tek të afërmit e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›