Kosova nuk duhet të mbetet vrimë e zezë shkaku i Beogradit

Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku ka thënë se Komisioni Evropian duhet ta ketë të qartë se një shtet nuk mund ta mbajë peng pafundësisht një shtet tjetër për hyrje në BE.
Ajo ka thënë se për shkak të ruajtjes së kredibilitetit të BE-së, Kosova nuk duhet të mbetet vrimë e zezë për shkak të kokëfortësisë në Beograd. Çitaku ka pohuar se ka kërkuar një plan B dhe se do të udhëtojë në Bruksel ku do të ketë takime me zyrtarë të lartë të BE-së./Indeksonline/