Serbët e veriut duan të dinë a do të mbesin në Serbi

Krerët e komunave ilegjitime serbe në pjesën veriore të Kosovës kanë paralajmëruar për sot konsultime rreth hapave që do të ndërmarrin, varësisht nga rrjedha e negociatave të raundit të fundit ndërmjet Prishtinës e Beogradit.
Siç raporton Beta, i vetëquajturi kryetar i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ka deklaruar se “presin përgjigje nëse veriu i Kosovës do të mbetet edhe më tutje brenda sistemit kushtetues-juridik të shtetit të Serbisë, ligjet dhe Kushtetuta e të cilës zbatohet në këtë territor, dhe jo nëse do të zgjedhim komandantët e policisë dhe të ngjashme”./Indeksonline/