LDK mbetet e hapur për bashkëpunim me AAK dhe parti tjera

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mohoi të ketë biseduar me AAK-në lidhur me modalitetet e ndonjë bashkëpunimi parazgjedhor. Ai tha se LDK mbetet e hapur për AAK-në por edhe për parti të tjera për të bashkëpunuar për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato nacionale.
“Çështja e koalicioneve dhe çështja e marrëveshjeve për zgjedhje të ardhshme duhet të jetë çështje e gjetjes së interesit të përbashkët, sepse ne s’kemi të drejtë të kushtëzojmë një parti të hynë apo jo në listën tonë. Mundësitë janë të shkojmë me lista të përbashkëta apo të ndara, kjo është çështje sesi ne do ta vlerësojmë edhe në LDK interesin tonë, dëshirojmë të masim peshën specifike si parti në mënyrë të veçantë në zgjedhje dhe pas asaj të bëjmë koalicione për pushtetin e ardhshëm. Kusht për të qenë pjesë e listës së LDK mund të jetë për parti të vogla që nuk mund të kalojnë pragun zgjedhor, mirëpo për parti siç është AAK dhe parti të tjera nuk kemi biseduar për kushte dhe nuk kemi vu kushte të parapara”, citon rtk Mustafën.