E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova nuk i di kufijtë

Procesi i demarkacionit nuk ka përfunduar as me Maqedoninë, ndërsa gazeta shkruan se sipas kryetarit të Grupit për demarkacion, Behar Selimi, i cili njëherit është edhe shef i Policisë kufitare, ka mbetur edhe rreth 2% e vijës kufitare pa u definuar dhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt.

Përveç me Maqedoninë, vija kufitare e Kosovës është e padefinuar edhe me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Sipas Selimit, me Shqipërinë dihet përafërsisht vija kufitare, mirëpo problematike mbetet vija kufitare me Malin e Zi dhe me Serbinë, ku për shkak të paqartësive shpesh janë paraqitur probleme mes banorëve të zonave kufitare dhe autoriteteve kufitare.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës, sipas zëdhënësit Memli Krasniqi e konsideron çështjen e kufijve si teknike por cilëson se do të rregullohet,
“Kufijtë janë të definuar dhe të njohur ndërkombëtarisht, kështu që pjesa teknike me demarkacion do të ndodhë edhe me Shqipërinë, edhe me Malin e Zi, e në të ardhmen edhe me Serbinë. Vija me Serbinë ekziston, është definuar shumë më herët, me siguri që ka pjesë që duhet të definohen, por nuk mundemi të bëjmë proces me Serbinë kur Serbia nuk na pranon si shtet”, është shprehur Krasniqi.

As KFOR-i nuk është prononcuar për çështjen e kufijve, ndërsa edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, EULEX dhe ICO, janë të distancuar sa i përket demarkacionit me shtetet fqinje.

Start/KohaDitore

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›