E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociata për mandat

Shtetet e Quintit kanë negociuar ditëve të fundit çështjen e mandatit të pakicave në Kuvendin e Kosovës në mënyrë intensive. Përfaqësues të partive shqiptare thonë se zgjatja e mandatit është e panevojshme, derisa ata serbë insistojnë të kundërtën. Rezultatet e negociatave pritet të merren vesh sot, kur të votohen ndryshimet kushtetuese, për çka nevojitet e ashtuquajtura shumicë e dyfishtë.

Miratimi ose jo i amendamenteve kushtetuese, që parapërgatitin Kosovën për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së saj, sot në parlamentin kosovar varet kryekëput nga votat e deputetëve të pakicave, respektivisht të atyre serbë.

Përfaqësuesit e këtyre të fundit ka ditë që kërkojnë garantimin e ulëseve parlamentare edhe për dy mandate tjera si parakusht për votimin pro ndryshimeve kushtetuese.

Por, kërkesa e tyre duket se nuk përkon me të drejtat që u sigurohen atyre me Pakon e Ahtisaarit. Kryetari i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese, Arsim Bajrami, për më tepër tha se sigurimi i edhe dy mandateve shtesë të pakicave në Parlament do të shkaktonte tejkalim të Pakos.

“Ajo që mund të them është se sigurimi i çfarëdo mandati shtesë për pakicat është tejkalim i asaj që parashihet me Pakon e Ahtisaarit sepse aty precizohet që vendet e rezervuara garantohen për dy mandate, jo më shumë. Pra, do të ishte tejkalim i Pakos”, ka thënë Bajrami të enjten për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›