E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova nuk mund të marrë kodin e përhershëm të telefonisë

BRUKSEL-Me gjithë bisedat e zhvilluara në Bruksel në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për telekomunikacionin, Kosova sërish nuk do të mund të marrë kodin e përhershëm ndërkombëtar, por vetëm një kod të përkohshëm derisa Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe në ITU. Keshtu ben te ditur televizoni, KTV ne Kosove.

Për këto biseda ka ofruar pak të dhëna kryetari i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, Ekrem Hoxha, gjatë prezantimit të raportit vjetor të këtij institucioni. Ai ka thënë se në pakon e bisedave me Serbinë janë të gjitha çështjet e telekomunikacionit, duke përfshirë edhe domenin e internetit. 

Hoxha ka bërë të ditur se për pak kohë do të hapet tenderi për dy operatorët e telefonisë mobile, të cilët mund të aplikojnë për marrje të licencës për 3G apo 4G.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›