Turqi, Erdogan lider i suksesshëm apo një diktator
TURQI - Ai është ndoshta një prej politikanëve më të fuqishëm dhe popullorë që Turqia ka pasur për shumë breza. Por kryeministri Recep Taip Erdogan mund të jetë edhe figura më e polarizuar e momentit në këtë vend. Dhe tani, njeriu i cili krenohet me arritjet ekonomike dhe politike gjatë 10 viteve në detyrë është duke u përballur me akuza nga turmat e mëdha të protestuesve se është shndërruar në një "diktator". “Gjeja e vetme që dëshirojmë” -u shpreh një prej mijëra protestuesve antiqeveritare në qytetin më të madh të vendit, Stamboll është që ai të japë dorëheqjen”.
Bordi editorial i gazetës “Washington Post” u shpreh se fatkeqësisht Erdogan është duke ofruar prova të shumta se është e mundur që të jesh edhe i zgjedhur nga populli, por njëkohësisht edhe autoritar.
Një prej sukseseve të padiskutueshme gjatë qëndrimit të tij në detyrën e kryeministrit është rritja e paprecedente ekonomike në Turqi.
“Erdogan ka qenë pjesë jetike e këtij suksesi. Ai ka vizion, këmbëngulje dhe mbështetësit që e rrethojnë e nxisin për ta çuar përpara axhendën e tij”, -deklaroi Tim Ash, drejtor në “Standard Bank” për tregjet në zhvillim. Sipas tij, kryeministri Erdogan ka udhëhequr gjithashtu reformat politike që afruan Turqinë më afër Bashkimit Evropian dhe më afër Perëndimit.
Sipas CNN, nën drejtimin e Erdogan dhe partisë së tij për “Drejtësi dhe Zhvillim” është bërë progres domethënës për t’i dhënë fund luftës guerilase me separatistët kurdë. Erdogan është një aleat i Shteteve të Bashkuara dhe presidentit Barak Obama dhe një lojtar politik kyç në përpjekjet për të zgjidhur krizën në Siri.
Por përgjatë rrugës, thonë kritikët, ai ka grumbulluar në mënyrë të vazhdueshme më shumë pushtet dhe më shumë intolerancë ndaj disidentëve. Me mandatin i cili pritet të përfundojë vitin tjetër, kryeministri Erdogan ka përsëritur planet e tij për të transformuar sistemin politik të vendit të tij nga një formë qeverisjeje kryeministrore, në një sistem më të fuqishëm presidencial, duke u bërë vetë kreu i shtetit.
Shumë gazetarë deklarojnë se liria e shtypit në Turqi ka pësuar rënie nën drejtimin e tij. “Reporterët pa kufij” nënvizojnë se Turqia “është aktualisht burgu më i madh i botës për gazetarët, veçanërisht për ata të cilët shprehin pikëpamjet e tyre kritike ndaj autoriteteve, në lidhje me çështjen e kurdëve”. Erdogan i kundërshton këto akuza.
“Nuk kam asgjë për t’u thënë atyre personave të cilët quajnë diktator, njeriun i cili i ka shërbyer kombit”, -deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi televiziv.
Por demonstruesit thonë tjetër gjë. “Ai ka një egoizëm të jashtëzakonshëm. Ka sindromën e Napoleonit. E konsideron veten një sulltan”, - u shpreh Jakup Efe Tuncay, një demonstrues 28-vjeçar i cili protestonte me flamurin mbi sup në parkun Gezi në Stamboll, shkatërrimi i të cilit u bë shkak për nisjen e revoltës popullore. Sipas tij, Erdogan duhet të sillet siç i ka hije një kryeministri.
Ankesa të tjera vijnë nga protestuesit e shumtë. Shumë akademike dhe idhtarë të sekularizmit ankohen se qeveria me rrënjë islamike e Erdogan është jo tolerante ndaj kritikave dhe stilit ndryshe të jetës, evidentuar edhe në kufizimet e bëra kohët e fundit ndaj shitjes së pijeve alkoolike.
Kritikët gjithashtu ankohen për urbanizimin e shpejtë dhe efektet e saj mbi mjedisin, një çështje që ndezi protestat fillestare në Gezi Park. Erdogan e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lerë pushtetin. Sipas tij, protestat nuk do të kthehen në një pranverë e tipit arab, që solli ndryshim regjimesh në shumë kombe. Erdogan ka theksuar se nëse do donte të mobilizonte mbështetësit e tij në rrugë, atëherë do të grumbullonte turma të jashtëzakonshme, por të shumtë janë ata në këtë rajon që mendojnë se dita-ditës ai po humbet mbështetjen në popull.
(er.nu/news24/BalkanWeb)