Lushtaku lirohet nga të gjitha akuzat në rastin “Birn”
PRISHTINE-Kryetari i komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, është liruar nga të gjitha akuzat në gjykimin e rastit “Birn”. Pos kryetarit të Skenderajt, nga akuzat janë liruar edhe Rexhep Hoti, Avni Azemi, Riza Hajdari dhe Qani Mehmedi.
Kryetari i Skenderajt akuzohej për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve dhe kanosje sepse në periudhën maj-qershor 2009 në bashkëpunim me disa persona të tjerë kishte nisur një fushatë mediatike kundër Jeta Xharrës, drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.
Bashkë me të akuzohej edhe ish-deputeti e PDK-së dhe botuesin e InfoPress, Rexhep Hoti, gazetarët Qani Mehmedi, Avni Azemi dhe Rizah Hajdari.
(d.b/Koha/BalkanWeb)