E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, opozita malazeze braktis parlamentin

 

PODGORICE - Partitë opozitare në Mal të Zi, Lista Serbe dhe Partia Demokratike Serbe braktisën dje Parlamentin, në shenjë proteste për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ato kanë thënë se do ta bojkotojnë punën e Kuvendit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Edhe partitë e tjera opozitare kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim të plotë për të arritur qëllimin që të mbahen zgjedhje të parakohshme. Partitë në pushtet ndërkaq, as që janë duke menduar për thirrjen e zgjedhjeve apo shpalljen e referendumit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›