Kosova: Refuzimi i FIFA-s, vendim politik
PRISHTINE-Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për refuzimin e kërkesës për pranim të Federatës së Futbollit të Kosovës është vlerësuar si politik nga drejtuesve të futbollit kosovar. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, thotë se FIFA ka marrë një vendim të tillë pasi nuk ka pasur guximin të përballet me problemin e pranimit të Kosovës. "Është vendim i pastër politik. Është vendim i ngutshëm dhe i paanalizuar si duhet i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që tashmë e ka gjuajtur topin në Kongresin e UEFA-s. Në arsyetimin që kemi marrë thuhet se Kosova është pranuar nga 51 prej 192 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe kjo sipas tyre nuk është e mjaftueshme", ka thënë Eroll Salihu dje, një ditë pas refuzimit që FIFA i bëri Kosovës.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)