E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Si kemi nxjerre mesimet nga Gerdeci

Fatmir Mediu, minister i Mbrojtjes per me shume se 2 vjet e gjysme, thyen heshtjen ne lidhje me ceshtjen e municioneve.

Zoti Mediu dha doreheqjen pas shperthimit te Gerdecit dhe aktualisht eshte person ne hetim nga prokuroria.

Pa dashur te jape nje vleresim te vecante per shperthimin e Policanit, duke thene se nuk ka dijeni te plote per kushtet dhe rrethanat ne te cilat ai ndodhi, ish-ministri Mediu e ka per zemer te theksoje se ceshtja e aramtim-municioneve, prek direkt sigurine kombetare.

“Meqenese eshte ceshtje kombetare kerkon nje mirekuptim politik, nje veprim institucional. Nuk ka pasur nje plan konkret veprimi”, shprehet Mediu, i cili kritikon kreun e shtetit se nuk ka mbledhur ende keshillin e sigurise kombetare.

“Presidenti duhet te mbledhe keshillin e sigurise, duke perfshire ne te faktorin politik, prokurorine, SHIU-n dhe SHIK-un. Te gjitha organet duhet te dalin me nje plan veprimi”, pohon Mediu.

Sipas tij, shmangia e tragjedive qe mund te ndodhin nga demontimi i municioneve ushtarake kerkon nje veprim te koordinuar dhe jo vetem veprime nga qeveria.

“Ekzekutivi eshte ai qe vendos, por nuk varet vetem nga ai. Duhen rreth 35 milione per te demontuar. Por duhet patur vemendja qe tragjedi si e Gerdecit te mos ndodhin. Nuk duhet lene gjithcka ne dore te nje ministri dhe nje qeverie”, nenvizon Mediu.

Ai e cileson ceshtjen e demontimit te municioneve ushtarake si nje nga perparesite kryesore te shtetit.

“Nese flasim se kemi problem nga pikepamja e sigurise kombetare, kjo eshte gjendja e armatimit te municionit. Kete e kane deklaruar ushtarake shqiptare e te huaj. Municionet ushtarake perbejne nje kercenim te madh dhe demontimi eshte nje prioritet absolut”, shton Mediu.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›