Vetëvritet 27 vjeçaria, shkak dhuna nga i shoqi
Një 27 vjeçare i jep fund jetës për shkak të keqtrajtimeve nga bashkëshorti. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga policia pasi nëna e 4 fëmijëve i dha fund jetës. Policia ka arrestuar bashkëshortin duke e fajësuar për vendimin që mori e shoqa.
TIRANE- Një histori dhune dhe keqtrajtimi brenda familjes në Tiranë, një nga ato historitë e cila do të ishte mbyllur si gjithë të tjerat me një dramë që vuajnë përditë brenda vetes mijëra gra dhe vajza në Shqipëri. Ashtu sikurse Elisabeta 27 vjeç nuk do të kishte varur veten duke i dhënë fund jetës së saj të re dhe duke lënë në mes kështu ëndrrat e saj për të rritur 4 fëmijët dhe për të bërë diçka në jetë. Policia në Tiranë ka arrestuar bashkëshortin Besnik Hasën 44 vjeç dhe ka fajësuar atë si shkaktarë të vetëvarjes të bashkëshortes. Elisabeta u gjet e vetëvarur në dhomën e gjumit duke u gdhirë e hëna nga bashkëshorti i cili pretendon se ka qenë në gjumë në momentin kur mund të ketë ndodhur ngjarja.
Elisabeta kishte përdorur një shall në formë litari për ti dhënë fund jetës, të cilën e ka lidhur me dritaren e dhomës së gjumit. Policia kishte informacione se Hasa në gjendje të alkoolizuar ushtronte dhunë mbi të shoqen. Pas 24 orësh marriesh në pyetje vetë Besniku sipas policisë ka pranuar këtë fakt, por që nuk e ka menduar se mund të shkonin këtë ngjarje.
Fenomeni i vetëvrasjeve në vend është tashmë tejet shqetësues, janë të shumta rastet e tilla të shkaktuara nga kushtet ekonomike, dramat shoqërore, zhgënjimet dhe keqtrajtimet. (a.r/news24/balkanweb)