E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votimi per Topin e Arte me sistemin e vjeter Shnajderi do te ishte i pari

Fitorja e Shnajderit ndaj Iniestes do te hynte ne histori pasi nga moria e votave te akorduara keta dy lojtare do te ndaheshin nga vetem dy vota Shnajderi do te fitonte 293 vota nderkohe qe Iniesta do te merrte 291

Cmimin Topi i Arte 2010 do ta kishte fituar Uesli Shnajder nese do te ndahej vetem nga votat e gazetareve. Me detajet e fleteve te votimit te publikuara nga FIFA mund te shikohet se si do te shkonin gjerat nese gjithcka do te behej si vitet e kaluara. Kujtojme se cilido votues ka pasur mundesi te zgjidhte tre emra. I pari merrte pese pike i dyti vleresohej me tri ndersa i treti do te kenaqej vetem me nje pike.

Per inat te kolegeve

Shnajderi per gazetaret do te ishte fitues. Por duke qene se kete vit bashke me votat e reportereve u bashkuan edhe gjykimet e komisareve teknike dhe kapiteneve te kombetareve atehere Mesi mori tere lavdine. Ky votim pra i gazetareve eshte mjaft i ndryshem nga ai i futbollisteve dhe trajnereve per dy arsye se pari gazetaret votojne per lojtarin qe ka dhene me te miren nje sezon me pare ata gjithashtu verejne shume edhe trofete qe mund te kete fituar lojtari X me ekipin keshtu podi do te ishte per shembull Shnajder Iniesta dhe Ksavi ndersa trajneret dhe lojtaret zgjedhin lojtarin me te mire pa i kushtuar shume rendesi se cfare ka fituar me kete logjike Mesit askush nuk do ti dilte para. Keshtu me sistemin e vjeter te votimit per Topin e Arte Mesi do te kishte marre vetem vendin e katert nderkohe qe me menyren e re ky vend i perket vetem Shnajderit qe edhe pse fitoi vjet gjithcka duhet qe te shohe nga poshte Leon.

Iniesta i humburi i sigurt

Fitorja e Shnajderit ndaj Iniestes do te hynte ne histori pasi nga moria e votave te akorduara keta dy lojtare do te ndaheshin nga vetem dy vota Shnajderi do te fitonte 293 vota nderkohe qe Iniesta do te merrte 291 Ksavi 229 Mesi 175. Pra vetem per dy vota Diference e cmendur kjo ne qofte se do te shohim statistikat. Qekur kane filluar qe te votojne gazetaret nga e gjithe bota diferenca me e ngushte midis te parit dhe te dytit ka qene 165 preferenca.

Interistet tregohen besnike

Nga votimi i sivjetshem per Topin e Arte Shnajderi mund te kete humbur nje thesar por nga ana tjeter ka kuptuar se ka fituar nje mik. Madje kater. Themi keshtu pasi te tere kapitenet e kombetareve qe luajne per Interin Eto Stankovic Kivu dhe Pandev i kane dhene voten e tyre shokut te ekipit. Nga ana tjeter lojtaret e Milanit Robinjo Ibrahimovic dhe Jepes qe jane kapitene ne ekipet perfaqesuese te vendeve te tyre nuk kane votuar per Shnajderin. Robinjo ia jep Topin e Arte Mesit ndersa Jepesi ia jep Ksavi Alonsos. Mjaft interesante eshte edhe tripleta e Ibres Iniesta per te eshte i pari ndersa Mesi nuk hipen as ne pod. Ne kete rast mund te themi se Ibra ose mendon si gazetar ose bashkejetesa ne Katalonje me Mesin nuk ka qene fort e lumtur...

Dikush luan si skuader

Pjese e votimit kane qene edhe dy prej portiereve me te mire te botes. Behet fjale per Xhanluixhi Bufonin kapiteni i kombetares italiane dhe Iker Kasijasin kapiteni i kombetares se Spanjes. I pari i ka dhene Topin e Arte Iniestes nderkohe qe nuk harroi te nderonte edhe Kasijasin qe ne klasifikimin e pergjithshem perfundoi ne i 7-ti me 290 te votave duke i dhene nje vote. Nderkohe numri nje i furive te kuqe Iker Kasijas duke qene se nuk mund tu jepte voten shokeve te kombetares se tij Ksavit dhe Iniestes votoi Robenin Shnajderin dhe Kristiano Ronaldon. Me kete zgjedhje numri nje i Spanjes ndihmoi paksa Iniesten dhe Ksavin pasi nxori jashte treshes Lionel Mesin. Nderkohe qe CR7 Ronaldo nga ana e tij i dha Topin e Arte Ksavit. Ndersa pas tij ne treshe futi Kasijasin dhe Shnajderin. Per sa i perket kapitenit te kombetares gjermane duhet thene se zgjedhja e tij ishte me e drejta. Numri 16 i perfaqesues teutonike ka menduar si gazetar dhe ne listen e tij ka rreshtuar emrat e Andres Inestes Uesli Shnajderit dhe Lionel Mesit.

Koleget e Murinjos

Pardje u zgjodh edhe trajneri me i mire i vitit. Edhe ne kete klasifikim te vecante mund te kishim shume surpriza. Murinjo duhet thene se arriti te fitonte vetem per merite te gazetareve dhe futbollisteve. Ishin pikerisht keto dy kategori qe votuan per orakullin nga Setubali nderkohe qe trajneret te cilet nuk e kane fshehur antipatine qe kane per te nuk kane preferuar ta votojne. Keshtu gati te gjithe komisaret teknike kane preferuar qe te votojne per Del Bosken. Ne fund Murinjo fitoi me 3592 te votave ndersa komisari teknik i Spanjes mori 3308.

Prandeli per Murinjon Lev dhe Hidink jo...

Cezare Prandeli eshte nje nga te paktit komisare teknike qe i kane dhene piket e plota 5 Murinjos. Komisari teknik i Italise pas portugezit i ka dhene tri pike Pep Guardioles dhe nje pike Karlo Ancelotit. Nderkohe qe Lev Kapelo Blank Hicfeld dhe Hidink ishin te gjithe per Del Bosken. Per komisarin teknik te Anglise Murinjo meritonte vetem vendin e trete pra nje pike nderkohe qe Hidink komisari teknik i Turqise dhe Hoakim Lev nuk e kane futur as ne pod Murinjon. Keshtu Hidik ka votuar Del Bosken 5 pike Hoakim Levin 3 pike dhe Bert Van Marvik 1 pike nderkohe qe Levi ka dhene keta emra Arsen Venger 5 pike Pep Guardiola 3 pike dhe Aleks Ferguson 1 pike. Ne listat e publikuara nga FIFA spikat edhe sportiviteti i komisarit teknik te Holandes. Behet fjale per Bert Van Marvik qe edhe pse u mund ne finale nga Spanja e Del Boskes i ka dhene pike te plota teknikut te furive te kuqe. Ne kete renditje te Van Marvikut vendin e dyte dhe te trete e mori respektivisht Hoze Murinjo dhe Aleks Ferguson.

Te gjithe per Mune pervec Realit

Nga votat u pa qarte se shume prej futbollisteve adhurojne Hoze Murinjon. Ibrahimovic ia dha Topin e Arte ndersa ne pod as qe permendi Guardiolen 2. Del Boske 3. Anceloti. Murinjo ka marre gati te gjitha votat nga ish-lojtaret e tij nderkohe per te kane votuar edhe lojtare si Robinjo e Lam. Nderkaq tekniku portugez u injorua nga skuadra e Bernabeut. Keshtu Kasijas nuk e permend fare mbase edhe per ti dhene paksa perparesi Del Boskes nderkohe qe si te mos mungonte kjo ai coi dem preferencen e pare duke qene se votoi pikerisht komisarin teknik te Spanjes. Po ashtu edhe Kristiano Ronaldo nuk e ka votuar Murinjon. Zemra e portugezit rreh akoma per Angline ne vend te pare pra i ka dhene pese pike Aleks Fergusonit.

Holanda si Republika Domenikane

Ne kete votim nuk gjenden votat e Batistes dhe ato te Maskeranos respektivisht trajnerit dhe kapitenit te Argjentines. Po ashtu edhe votat e komisarit teknik te Irlandes Xhovani Trapatoni nuk jane pare. Gjithsesi ceshtja me skandaloze eshte ajo e Holandes. Komisari teknik Van Marvik dhe kapiteni Van Bomel edhe pse nuk mund te votonin Shnajderin dhe Robenin duke qene se jane pjese e kombetares holandeze kane bere dicka te tille duke hedhur tutje piket e vendit te pare dhe te dyte qe marrin lojtaret. Sipas mediave holandeze kjo menyre e te sjellit e dy personazheve te tulipaneve eshte me teper nje vote taktike sesa proteste. Ata nuk kane dashur qe tu japin me shume pike rivaleve te Shnajderit. Ndersa ne listen e FIFA-s nuk eshte marre ne konsiderate edhe nje vote tjeter. Behet fjale per kapitenin e Republikes Domenikane Princ Glenson qe ka shkruar emrin e tij ne vendin e trete.

Kuzhe dhe Kapelo nje pike per Maikonin

Ne kete votim kane marre pjese edhe Josip Kuzhe trajneri i kombetares shqiptare. Ky i fundit per futbollistin me te mire ka votuar Lionel Mesin 5 pike Andres Iniesten 3 pike dhe Maikonin 1 pike. Mbrojtesi i krahut i Brazilit ka zbuluar dje se ka respektin e kroatit te pankines shqiptare por edhe te Fabio Kapelos i cili i ka dhene po nje pike. Pervec dy te pareve stime te vecante per Maikonin ka treguar te kete edhe trajneri i Bermudes Skot Morton qe e ka vleresuar brazilianin me 3 pike. Per sa u perket trajnereve tekniku i kombetares shqiptare i ka dhene 5 pike Bert Van Marvikut 3 pike Vinsente Del Boskes dhe nje pike Hoze Murinjos.

Gazetaret

Per sa ai perket votimit te gazetareve Shqiperia eshte perfaqesuar nga Besnik Dizdari. Ky i fundit ne klasifikimin per lojtarin me te mire te vitit qe lame pas ka futur ne pod Andres Iniesten 5 pike Diego Forlanin 3 pike dhe Uesli Shnajderin 1 pike. Nderkohe qe per sa i perket trajnerit me te mire Dizdari ka renditur Vinsente Del Bosken 5 pike Oskar Tabarezin e Uruguait 3 pike dhe Hoze Murinjon 1 pike.

Lala qellon ne shenje

Per sa i perket kapitenit te kombetares kuqezi duhet thene se ne klasifikimin e tij te trajnereve ka qelluar ne shenje pasi ka votuar si te pare Hoze Murinjon nderkohe qe podin e plotesojne Arsen Venger dhe Hoakim Lev. Per sa i perket futbollistit te vitit mesfushori i Hanoverit perseri nuk ka gabuar duke renditur keshtu tre lojtaret me te mire te botes sipas tij Lionel Mesi Uesli Shnajder dhe Andres Iniesta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›