E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova para dhe pas Luftës në MHK

Kosova para dhe pas lufte, është ajo që sjellin dy piktorë kosovarë në ekspozitën e tyre në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Muhamet Ahmeti dhe Haki Xhakli vijnë për herë të parë në kryeqytetin shqiptar dhe për më tepër me një ekspozitë me vepra. Ekspozita është e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë të veprave shihet Kosova e para viteve ’99, kur akoma nuk ishte shpallur shtet. Në tablotë e Haki Xhaklit simbolet dhe mitet antike janë pjesë e historisë së Kosovës, që ai e sjell me një frymë ekspresioniste. Ai është përpjekur të sjellë vendin e tij në periudhën e para luftës. Ndërsa artisti Muhamet Ahmeti na sjell Kosovën sot. Pikturat e tij janë një përqeshje e fenomeneve me të cilat përballen sot kosovarët, me njohjen dhe mosnjohjen e fqinjëve, se tashmë Kosova është një shtet i pavarur. Dy artistët janë pedagogë të artit figurativ në Universitetin e Prishtinës. Kjo ekspozitë është mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në kuadrin e protokollit të bashkëpunimit që është nënshkruar mes dy institucioneve të artit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›