Kosova për herë parë flitet si shtet i pavarur në PE
Sipas BBC, në versionin e parë të draftit të dorëzuar deputetëve të PE-së për Kosovën flitet për herë të parë si shtet i pavarur pa kurrfarë rezervash. Kështu, në këtë draft-rezolutë thuhet se PE është e kënaqur që Komisioni Evropian ka paralajmëruar marrëveshjen afatmesme tregtare dhe heqjen e vizave për Kosovën, si dhe që Serbia duhet të sillet në mënyrë konstruktive në Kosovë dhe i rekomandohet Komisionit Evropian që sa më parë të nisë dialogun për heqjen e vizave "me autoritetet e Kosovës".
Në draftin e rezolutës së PE-së gjithashtu thuhet se ky forum përshëndet faktin se EULEX-i mund të ketë "mundësinë e plotë" që të instalojë shtetin e së drejtës dhe demokracinë në tërë territorin e Kosovës, dhe në këtë mënyrë "të hapë dyert për integrimin e Kosovës në BE".
Sipas BBC, për trajtimin e Kosovës në draft rezolutë, ka pasur shumë diskutime, por drafti është votuar nga shumica ashtu siç u është dorëzuar deputetëve. Po sipas BBC, ekziston mundësia që deputetët grekë në PE të paraqesin amendamente për këtë draft rezolutë për zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, para votimit përfundimtar të versionit të rezolutës në seancën plenare të PE-së.