Pa Stabilizim, s’ka Asociim
Të shtunën e kaluar, kryeministri i këtij vendi u shfaq në Krujë përsëri me gërshërë në duar për të bërë si zakonisht, pa u kuptuar, inaugurimin e përfundimit a të fillimit të një rruge. Kësaj radhe, të një rruge me ‘taban’ fetar, ndoshta për të marrë ndonjë mirënjohje dhe kurajë nga Zoti, që mund ta ndihmojë të zmbrapsë kërkesën dhe forcën e një mase të madhe të popullit të vet, përfaqësues të të cilit për tre ditë rresht i protestuan përpara zyrës, duke e pyetur të irrituar: “Ku ta lexoj votën time?”
Dhe, Berisha, jo nga dritarja gjysmë e mbyllur e kësaj zyre nga ku ia mbante të tundte vetëm një pëllëmbë a vetëm dy gishta të saj, por pikërisht nga ai qytet qysh i kohës së Skënderbeut, siç e theksoi ai, arriti t’u drejtohej në distancë tërë kapardisje atyre dhjetëra mijëra protestuesve dhe liderëve të partive opozitare me pretendimin standard të vet: “Edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë, apo mund të shkelmosh shtetin ligjor”.
Mirëpo, qysh shumë kohë më parë se sa ajo e Skënderbeut, madje edhe më herët se lindja e Zotit, dijetari i lashtë dhe përjetësisht modern, Volteri thoshte se, asnjë zë nuk ngjason plotësisht me një tjetër. Madje, sipas tij, edhe ndërmjet zërave në dukje të barabartë në timbër, në tonalitet, në intensitet, megjithatë ekziston një ngjyrim që i dallon qartë. Në rastin tonë, shumë më qartë: “Nëse nuk hapen kutitë dhe nëse nuk shkon në fund një hetim parlamentar, - thotë Edi Rama, - atëherë pa asnjë dyshim ky mbetet një problem për t’u zgjidhur, që ne do ta zgjidhim me mbështetjen dhe me ndihmën e drejtpërdrejtë të popullit shqiptar”.
Ky dualitet agresiv deklaratash, që shoqërohet shpesh edhe me kërcënime propagandistike, gjithnjë e më shumë po rrit tonet e veta edhe gjatë ditëve reflektare, të cilat përkufizojnë afatin 10-ditor të ultimatumit që ka drejtuar opozita politike. Më tutje, konkretisht më mënyrë të detajuar, vështirë se mund të flitet hë për hë. Sepse, me gjithë konsekuencën e qëndrimeve të mbajtura prej secilës palë, vëmendja e faktorit të rëndësishëm ndërkombëtar po shtohet jashtëzakonisht, çka mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet e mëtejshme.
***
Por, pavarësisht këtij interesimi, qeverisja aktuale, me sa kuptohet dhe deklarohet, është e vendosur të mos lejojë një hetim parlamentar të procesit të votimit, që do të realizohej fillimisht nëpërmjet hapjes së kutive të votimit (sigurisht, nëse në to ende nuk janë futur duart e këtij pushteti). Prandaj, segmentet e tij, me nxitjen e porosive të liderit kryesor të koalicionit qeverisës, kërkojnë dhe po merren që t’u përgjigjen protestës masive të fundit të javës së kaluar dhe ultimatumit ndaj tij, me një tubim festiv më 8 dhjetor, me rastin e 19- vjetorit (jo ndonjë jubileu) të nisjes së funksionimit në Shqipëri të pluralizmit politik.
A do të amortizonte ky aktivitet përshkallëzimin e protestave masive, që startin e morën në 20 nëntor? Me të gjitha gjasat, ato nuk mund të ndalen. Përkundrazi, organizimi i përftuar tani, pakënaqësitë gjithnjë në rritje ndaj kësaj keqqeverisjeje i një mase të konsiderueshme të popullit, dhe largimi tashmë prej tij i ndrojtjes për t’u ballafaquar hapur me pushtetin aktual, nuk mund të mos përbëjnë mundësinë për vijimin e protestave edhe më të gjera, edhe të pandërprera, deri në shpalljen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.
Këto simptoma mbështeten në disa rrethana që nuk kanë të bëjnë thjesht dhe vetëm me pretendimin e partive politike opozitare për manipulimin e zgjedhjeve nga ky pushtet, por edhe me çrregullimet permanente të qeverisjes së tij, që përherë e më tepër krijon te qytetarët e këtij vendi bindjen, se ajo bëhet për interesat e ngushta të familjes dhe oborrit kryeministror.
Për ta ilustruar me disa detaje këtë tablo të zymtë, ndoshta është e nevojshme të marrim parasysh që pikërisht në këtë kohë, është në vazhdim prej shumë ditësh greva e urisë e disa përfaqësuesve të ish-të përndjekurve politikë, që shprehin me këtë akt zhgënjimin e tyre të thellë ndaj premtimeve të kësaj Qeverie në mandatin e kaluar për t’i dëmshpërblyer vuajtjet e tyre në regjim e mëparshëm diktatorial. Dhe, njëherazi, revoltën e tyre të pafrenueshme për mashtrimet e këtij regjimi gjoja demokratik. Pothuajse në të njëjtin nivel qëndron edhe revolta e ish-pronarëve, të cilëve jo vetëm që nuk u janë kthyer trojet, toka bujqësore apo ndërtesat që u takonin, por as nuk u janë kompensuar ato financiarisht, qoftë edhe pjesërisht.
Tashmë, të gjithë e dinë se për të mbajtur përsëri pushtetin, qeverisësve kryesorë u nevojitej të nxisnin dhe të zhvillonin në vijim korrupsionin, për të manipuluar zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të këtij viti, përveç paaftësisë për të kryer një politikë ekonomike e sociale të efektshme. Dhe, për të mbushur, tani dhe më pas, deri në një farë mase arkën e shtetit, veprojnë që të rrisin në mënyrë të shfrenuar dhe të paarsyetuar të ardhurat, sidomos prej taksave dhe tatimeve. Prandaj, biznesi i vogël ka nisur të rrëshqasë shpejtësisht në humnerë, duke marrë shumë shpejt me vete edhe biznesin e mesëm. Kësaj shtrese po i bashkohen, madje edhe tregtarët e karburanteve, të cilëve u janë vënë në mënyrë përgjithësisht arbitrare dhe absurde gjoba, të cilat kapin shifrën që deri më sot shteti shqiptar nuk e ka vendosur ndonjëherë: 4.85 miliardë lekë si penalitete të ndërmarra kohët e fundit. Gjithashtu, nuk mund të harrohet kolapsi që ka përfshirë shoqëritë e ndërtimit, çka ka lënë prej disa muajsh pa punë mijëra punëtorë të këtij sektori, të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë as sektorin shëndetësor.
Më gjerësisht akoma, të gjithë qytetarët presin me ankth rritjen mjaft konsiderueshëm të çmimit të energjisë elektrike me fillimin e vitit të ardhshëm, aq sa për një pjesë të madhe të tyre llogaritet i papërballueshëm. Sepse, ‘misteret’ e kontratës së Qeverisë sonë me kompaninë çeke, për privatizimin nga kjo e fundit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, nuk mund të rrinë gjithnjë të tilla; ato do të zbulohen konkretisht në shifrat e tarifave që do t’i ngjiten çdo dere. Kështu, ata, qoftë edhe për të shprehur pakënaqësitë e shumanshme të tyre, këmbët vetvetiu do t’i shpien shesheve ku do të zhvillohen protestat, në Tiranë dhe në qytete të tjera, në mos po edhe në qendër të komunave, duke shumëfishuar numrin e protestuesve të tanishëm. Edhe pa qenë shumë që t’u bëjnë thirrje insistuese liderët e opozitës politike.
***
Në këtë kuadër, me jo të gjitha detajet dëshpëruese, bëhet e qartë që opozitës politike, konkretisht Partisë Socialiste, nuk mund t’i kërkohej, madje as t’i lutej përsëri që të futej në Kuvendin e Shqipërisë dhe të ‘dialogonte’ në humbje kohe me maxhorancën. Asaj realisht do t’i duhej të organizonte dhe të drejtonte etapat e reja të lëvizjes së gjerë popullore, me të cilën mund të konfrontohej koalicioni qeverisës i prirur për marrjen e masave shtrënguese, duke dëmtuar rëndë veprimtarinë e institucioneve shtetërore, madje të gjithë jetën e vendit.
Dhe, kështu, këtij kuadri të ekspozuar në galerinë e hapur të kontinentit, shumë shpejt do t’i vihej, sidomos nga Bashkimi Europian, ndonjë emërtim që nënkupton destabilizimin. Rrjedhimisht, do të bëhej e qartë që kriteret e kërkuara nga Parlamenti Europian për vendosjen e liberalizimit të vizave ndaj Shqipërisë, nuk mund të plotësoheshin në një kohë të afërt, siç janë shprehur këto ditë, pak a shumë, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Holandës.
Prandaj, në fund të 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm, Brukseli dhe Strasburgu ndoshta do t’i linin pezull ose do t’i shtynin afatet për këtë proces ndaj vendit tonë. Sepse, prej kohësh, emërtimit të marrëveshjeve të tilla me vendet e Ballkanit, Europa u ka vënë përpara termit ‘Asociim’, fjalën ‘Stabilizim’. Mbase në këtë këndvështrim duhet parë e kuptuar deklarata e komisionerit të BE për Zgjerimin, Olli Rehn, gjatë takimit të fundit me zëvendëskryeministrin shqiptar, Ilir Meta, se nuk e shihte bojkotin e Parlamentit si formë europiane të të vepruarit. Por, njëherazi, duke marrë parasysh politikën e brendshme mjaft të koklavitur në Shqipëri, gjithashtu kishte të drejtën që t’i kërkonte edhe një herë Qeverisë sonë që të gjejë kompromisin.
Pra, cilit do t’i vihej këtu përgjegjësia për këtë dështim të rëndë dhe të turpshëm? Shtetasit shqiptarë, sa vjen e më tepër po krijojnë bindjen për artikulimin e saktë të përgjigjes së kësaj pyetjeje. Prandaj, është e qartë se masa e protestuesve do shtohet qysh në muajin e ardhshëm, duke ua lënë dimrin atyre që keqqeverisin, atyre që parashikohet të mos festojnë pas 8 dhjetorit, të mos përfitojnë shumë gjatë prej kësaj batërdie politike dhe ekonomike që kanë ndërthurur.
***
Ndërkohë, siç thamë më sipër, vëmendja e Europës për Shqipërinë këto ditë është rritur ndjeshëm. Sepse, në parim, personalitete të njohura të saj janë shprehur që stabiliteti i kontinentit nuk është plotësisht i siguruar pa një Ballkan të qëndrueshëm. Sikurse ka thënë Romano Prodi 6 vjet më parë, kur Kroacia paraqiti kërkesën për në BE: “Së pari, nëse Ballkani është pjesë e Bashkimit Europian, atëherë mund të flasim për një Bashkim Europian të plotë”.
Me gjithë këtë vlerësim, për të realizuar plotësisht integrimin e tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pra edhe të Shqipërisë dhe Bosnjë– Hercegovinës, ende qëndron në fuqi ajo që ka proklamuar në Forumin Ballkanik të mbajtur në Selanik më 2002, komisioneri i atëhershëm i BE, Patten: “Zgjedhja është për ne e qartë: ose do të importojmë stabilitetin në Ballkan, ose Ballkani do të eksportojë destabilitetin në Europë”. Sidoqoftë, përvoja ka treguar dhe tregon që ky destinacioni i dytë nuk arrihet.