Kosova për herë të parë në Forumin Botëror të Ujërave
Prishtinë - Kosova merr pjesë për herë të parë si shtet në Forumin Botëror të Ujërave që po zhvillon punimet në Stamboll. Në këtë forum, shteti i ri përfaqësohet nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, mes më shumë se 100 vendeve.Yagcilar me këtë rast ka deklaruar se Dita Botërore e Ujërave në Republikën e Kosovës, si edhe në vende tjera të botës, shënohet me moton "Ujërat që kalojnë kufijtë na bashkojnë".
"Republika e Kosovës këtë ditë e shënon së bashku me vendet e tjera të botës në Forumin e Pestë Botëror të Ujërave, në Stamboll. Mbrojtja dhe përdorimi racional i ujërave është njëri prej objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, prandaj duke i mbrojtur resurset ujore ne sigurojmë një ardhmëri më të mirë", ka thënë Yagcilar, ministër nga komuniteti turk në qeverinë kosovare.