E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kemi fitur në Tetovë

Ora 9:00 Shkup - Pas një procesi conform standarteve të kërkuara, në Maqedoni partitë politike kanë dhënë edhe rezultatet paraprake jozyrtare të votimeve. Kështu, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thacit, ka shpallur fitore ne komunen e Tetoves, kurse Bashkimit Demokratik per Integrim, ka shpallur, fitore ne 5 komuna, ate te Çairit, Zajazit, Vrapcishtit, Zhelines dhe Likoves.

Pjesmarrja e qytetareve ne keto votime ka qene reth 55%.

Ora 8:45 Zgjedhjet, kësaj here fiton Maqedonia!

Shkup - Duket se Maqedonia kësaj here ka kaluar provën e vështirë të plotësimit të standardeve zgjedhore. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar mbrëmë se procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente dhe se këto ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara deri më tani. Kreu i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski falenderoi qytetarët maqedonas për maturinë që treguan gjatë gjithë procesit.

Nga ana tjetër, deri në mesnatë kandidati i VMRO-DPMNE-së Gjorge Ivanov, sipas rezultateve jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që mbërrijnë përmes rrugës elektronike, kryeson në zgjedhjet presidenciale, para Lubomir Fërçkovskit nga LSDM-ja dhe kandidatit të pavarur Lube Boshkovski. Sipas rezultateve prej 472 nga gjithsej 2976 vendvotime, Ivanov ka 18.697 vota, Fërçkovski 8.748, Boshkovski 8.415, Imer Selmani nga Demokracia e Re 5.956, Agron Buxhaku nga BDI 3.358, Mirushe Hoxha nga PDSH 1.561 dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja 1.271 vota.

Ndërkohë mësohet se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në 134 qendra të votimit, ku janë 12.556 votues, për shkak të motit të keq dhe bllokimit të rrugëve në zonat e thella. KSHZ njoftoi se këto qendra të votimit janë të përfshira në rreth 30 komuna të vendit, ndërsa numri i përgjithshëm i këtyre votuesve është 12 mijë veta, ose më pak se një për qind nga trupi i përgjithshëm votues në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›