E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: KFORI duhet të qëndrojë ende në Kosovë

Prishtinë -Kreu i Partisë Socialdemokrate, Agim Çeku, ka deklaruar se raportet e Kosovës me NATO-n nuk janë raport të rëndomta. Deklaratat e Çekut, u bënë në prag të dhjetëvjetorit të ndërhyrjes së të trupave të NATO-s në Kosovë. Sipas tij, në këtë përvjetor duhet të nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si Epopenë e UÇK-së, marsin e lavdishëm të Jasharajve dhe marsin e Gllogjanit. Kjo parti mendon se prania e NATO-s në Kosovë është e nevojshme edhe për një kohë si partner në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Gjithashtu, ish-komandanti i TMK-së, Çeku ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të fuqizojnë bashkëpunimin me KFOR-in në Kosovë, ku një ndër kërkesat është edhe aplikimi për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-së dhe aplikimin në programin e partneritetit të Gardës Kombëtare të SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›