E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, pjesëmarrja në votime 26 %

Shkup (ora 16:40) -Në Maqedoni, deri në mesditë(13:00) kanë marrë pjesë në zgjedhje 26,24 për qind, thënë ndryshe kanë votuar 403 722 persona nga 1 792 082 gjithsej, njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Novakovski. Ai shtoi se për zgjedhjet lokale kanë votuar 26,23 për qind, thënë ndryshe 402 902 persona. ''Në krahasim me vitin e kaluar, ku kjo përqindje deri në orën 13:00 ishte rreth 28, ka një rënie të fluksit'', shtoi ai

Cërvenkovski: Këto zgjedhje, kusht për në BE

Shkup(ora 16:01) -Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski pas votimit për zgjedhjet presidenciale dhe lokale shprehu besimin se në Maqedoni zgjedhjet do të zhvillohen të qeta, demokratike dhe pa incidente. "Këto zgjedhje janë të rëndësishme për demokracinë në vend, për kredibilitetin dhe ligjitimitetin e institucioneve tona. Të gjithë e dimë se këto zgjedhje do të përmbushin kushtet për procesin e integrimit tonë euroatlantik"-tha Cërvenkovski.

Ai u shpreh se ''shpresonte që presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me qeverinë dhe me të gjitha institucionet e tjera në mënyrë të përkushtuar dhe të sinqertë do të vazhdojë të marrë pjesë në negociatat me Greqinë rreth kontestit për emrin dhe për gjetjen e zgjidhjeve korrekte dhe demokratike të pranueshme për Maqedoninë, por edhe për Greqinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›