E Diel, 1 Nëntor 2026

BQK nënshkroi memorandum mirëkuptimi me KMF të Bullgarisë

Në vazhdën e bashkëpunimit që ka Banka Qendrore e Kosovës me bankat simotra të vendeve të rajonit, guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare të Bullgarisë.

Dokumenti i nënshkruar të enjten titullohet “Memorandum i mirëkuptimit mbi asistencën reciproke dhe shkëmbimin e informatave për çështjen e letrave me vlerë dhe mbikëqyrjes së sigurimeve në mes të BQK-së dhe KMF të Bullgarisë.

Ky memorandum është miratuar nga pala bullgare, Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare së Bullgarisë më 14 maj.

Kryesuesi i këtij komisioni Petar Çobanov në shkresën drejtuar guvernatorit Rexhepi, ka shprehur besimin se bashkëpunimi i ardhshëm i suksesshëm në mes të BQK-së dhe KMF të Bullgarisë do të dëshmohet si shumë i dobishëm sa i përket përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›