E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohen 77 hidrocentrale

Ne Kosove jane identifikuar 77 lokacione ku mund te ndertohen hidrocentrale me potencial te madh te prodhimit te energjise elektrike. Drejtuesit e Qeverise deklarojne se keto do te ndertohen permes tendereve dhe formes se koncesionimit Nga Express me 20 nentor 2010 ne ora 1000

Ministria e Energjise dhe Minierave ka zbuluar potenciale te reja per prodhimin e energjise alternative saktesisht te asaj me uje.

Kosova sipas kesaj ministrie ka kapacitete te mjaftueshme per prodhimin e energjise alternative. Lidhur me kete Ministria e Energjise dhe Minierave tashme ka identifikuar 77 lokacione ku mund te ndertohen hidrocentrale.

148Qeveria ne doreheqje eshte e perkushtuar qe te permiresoje gjendjen e sektorit te energjise dhe furnizimit me energji elektrike ne vend148 ka thene Justina Shiroka-Pula ministre ne doreheqje e Energjise dhe Minierave. Per te dale nga gjendja e veshtire energjetike Pula tha se Kosova ka kapacitete per energji elektrike duke u bazuar ne ndertimin e hidrocentraleve te vogla Ne periudhen 2006-2010 MEM-i ka zhvilluar hulumtime intensive ne lidhje me vendndodhjen potenciale per ndertimin e ketyre hidrocentraleve.

147Koncepti yne ne kete proces eshte qe te mundesohet terheqja e investimeve private vendore apo te huaja por njeheresh te sigurohen te drejtat e koncesionuesit per prodhimin e energjise nga uji e cila eshte prone e gjithe qytetareve te Kosoves te realizojme te ardhura per buxhetin e Kosoves dhe buxhetin e komunave perkatese148 ka thene Pula.

Komentet ajo i beri gjate nje konference me temen 147Mundesite per investime private ne ndertimin e hidrocentraleve te vogla ne Republiken e Kosoves148 ne te cilen ka ftuar investitoret potenciale qe te investojne ne kete sektor. Ajo theksoi se Qeveria ne doreheqje ka marre vendim per te dhene me koncesion permes procedurave te hapura transparente e konkurruese te drejtat ujore per prodhim te energjise.

Ali Hamiti udheheqes i Zyres se Rregullatorit te Energjise ka thene se legjislacioni per energjine siguron kushte te favorshme per investitoret potenciale. Sipas Hamitit edhe ne Strategjine e rishikuar te energjise per periudhen 2009-2018 eshte parapare ndertimi i hidrocentraleve.
147Nje favor i investitoreve qe vijne ketu eshte sepse do te ndeshen me nje kuader rregullator absolutisht modern dhe qe eshte ne harmoni me rregullativat evropiane ku komuniteti i energjise i Evropes juglindore pretendon te aderoje se shpejti148 tha Hamiti.

Ne anen tjeter perfaqesues te komunitetit te biznesit ne Kosove kane thene se investimi ne kete sektor do te ndikoje edhe ne zhvillimin e pergjithshem ekonomik. Safet Gerxhaliu kryetar i Odes Ekonomike te Kosoves ka shpjeguar efektet pozitive ne ndertimin e ketyre hidrocentraleve.

147Efekti i pare do te jete zhvillimi i pergjithshem ekonomik pastaj rritja e sigurise ne furnizim me energji dhe ajo qe eshte esenciale dhe nje nder kriteret kryesore eshte edhe mbrojtja e mjedisit apo aspekti ekologjik148 eshte shprehur Gerxhaliu.

Ne baze te studimit te Ministrise se Energjise dhe Minierave investimet totale per ndertimin e hidrocentraleve kapin shumen 162.5 milione euro.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›