E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizjet e sekretarit

Ilir Tolaj sekretar i perhershem ne Ministrine e Shendetesise ka levizur nga pozitat e tyre Shkelzen Ejupin e Bardhyl Jerliun te aferm te ish presidentit Fatmir Sejdiu dhe zyrtarit te LDKse Naim Jerliut. Por zyrtaret e Ministrise keto levizje i arsyetojne me ristrukturim te brendshem kurse personat qe u jane nderruar pozitat e quajne veprim te motivuar politikisht Nga Nebih Maxhuni me 20 nentor 2010 ne ora 0904

Shpesh nuk eshte mire te jesh i aferm i ndonje zyrtari te larte. Edhe me keq nese ai zyrtar shkarkohet dhe me nuk mban asnje pozite. Keshtu u ka ndodhur Shkelzen Ejupit e Bardhyl Jerliut te dy zyrtare te Ministrise se Shendetesise. Ata duket se ia kane pare sherrin afersise familjare qe kane me ish presidentin Fatmir Sejdiu dikur kryetar edhe i LDK-se si dhe Naim Jerliun zyrtar i larte ne kete parti.

Shkelzen Ejupi eshte djali i tezes se Fatmir Sejdiut te cilit sekretari i perhershem ne Ministrine e Shendetesise Ilir Tolaj pak para se Isa Mustafa te zgjidhet kryetar i LDK-se ia ka nderruar poziten e punes ne kete ministri.

Tolaj qe njihet i afert me ish ministrin Bujar Bukoshi permes nje vendimi te cilin Express e ka siguruar i ka nderruar vendin e punes tezakut te Fatmir Sejdiut nga zyrtar i logjistikes ne Ministrine e Shendetesise qe ishte ne zyrtar te logjistikes ne Qendren e Edukimit te Vazhdueshem Infermierik QEVI.

Ne kete nderrim pozite nga me e larte ne me te ulet eshte zhvendosur edhe Bardhyl Jerliu djali i axhes se Naim Jelirut te cilit gjithashtu i eshte nderruar pozita e punes ne Ministrine e Shendetesise.

Sipas vendimit te sekretarit te perhershem Ilir Tolaj qe mban daten 5 nentor 2010 thuhet se 147Bardhyl Jerliu shef i zyres se arkivit ne MSH ricaktohet ne poziten e punes se administratorit ne SHSHM- Prishtine148.

Ne vendimin e sekretarit te perhershem ka edhe emra te tjere te cileve u jane ndryshuar pozitat.

Sipas arsyetimit te Ilir Tolajt keto levizje dhe caktime te detyrave jane bere me te vetmin qellim qe te rritet efikasiteti ne pune menaxhimi me efikas i resurseve njerezore organizimi i struktures organizative dhe pergjegjesia per administrimin e funksionimin e MSHse.

Por me kete nuk eshte pajtuar tezaku i Fatmir Sejdiut Shkelzen Ejupi i cili ka vendosur te ankohet ne komisionin per ankesa ne MSH i bindur se me kete rast Ilir Tolaj ka shkelur ligjin.

Kete ankese te Ejupit e ka siguruar gazeta nga burime te saj ne MSH.
Ai eshte i bindur se vendimi per nderrimin e pozites se tij eshte i motivuar politikisht.

Ne kete ankese qe mban daten 11 nentor 2010 Ejupi shkruan se me nderrimin e pozites se tij ka zbatim te gabuar te bazes ligjore vertetim te gabuar te gjendjes faktike si dhe vendimi eshte ne kundershtim me procedurat- parimet.

Me tej Shkelzen Ejupi ka treguar ne ankesen e tij sa ka pasur kontrate valide ne poziten qe ka mbajtur derisa nuk eshte levizur nga pozita me 3 tetor 2012.
Sipas tij edhe me ricaktimin ne poziten e re ka pasur shkelje ligjore.

147Ricaktimi eshte bere ne kundershtim me nenin 28 paragrafi 5 dhe 6 te Ligjit per Sherbim Civil ku thuhet se 5 Ricaktimi i nepunesve civile do te rregullohet ne hollesi me akte nenligjore dhe 6 kushtet e punes te mos jene me te disfavorshme se ato qe i ka pasur ne vendin e punes148 shkruan Ejupi.

Nderkaq Faik Hoti zedhenes ne MSh ka thene se levizjet dhe transferet ne kete ministri jane bere ne baze te ristrukturimit te brendshem te Ministrise se Shendetesise.

Sipas Hotit arsye te tjera nuk ka. 147Ne rastin e pare punonjesi eshte ricaktuar ne pune ne detyre te njejte ne QEVI Qendra per Edukim te Vazhduar Infermierik ku per dallim prej vendit te deritanishem merr edhe 30 perqindeshin e pages se ngritur per punonjesit shendetesore dhe 44 euro te cilat nuk i marrin punetoret e administrates ne MSH148 thote zedhenesi Faik Hoti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›