E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet nje grup trafikantesh ne Prizren e Ferizaj

Nga Express me 20 nentor 2010 ne ora 0944

Efektivat policore kane arrestuar tete te dyshuar per trafikim me qenie njerezore dhe identifikuan kater viktima te trafikimit njofton Policia e Kosoves permes nje komunikate per media.

Drejtoria e Hetimit te trafikimit me qenie njerezore ne kuader te zbatimit te Strategjise nacionale per luftimin e trafikimit te qenieve njerezore pas hetimeve intensive disamujore dje me 18 nentor ka realizuar operacionin policor te koduar me emrin MARASHI.

Ky operacion eshte realizuar ne zonen e pergjegjesise se Drejtorise rajonale te Prizrenit dhe Ferizajt dhe eshte mbeshtetur nga hetuesit policore te njesive antidroge dhe te njesive patrulluese policore te Prizrenit Rahovecit. Policia ka arrestuar me kete rast nje grup kriminal me dyshimin e bazuar se merreshin me aktivitet kriminal te trafikimit me qenie njerezore.

Mbi 30 pjesetare policore qe ishin pergjegjes per realizimin e Marashit kane kontrolluar tri shtepi se bashku me objekte percjellese ne Prizren nje kend te lojerave ne Shtime dhe nje shtepi ne fshatin Senovc te Rahovecit. Gjate ketij operacioni jane arrestuar tete persona per dyshim te kryerjes se vepres penale te trafikimit me qenie njerezore si dhe jane identifikuar viktima kosovare tri kosovare shqiptare dy te moshes 15-vjecare e nje 16-vjecare si dhe nje 20-vjecare boshnjake kosovare.

Gjate kontrollimit te lokacioneve policia ka konfiskuar nje revole te tipit ERMA-WERKE model EGP 55 kal. 8mm rreth 3 gr substance te dyshuar narkotike pluhur i bardhe 1.35 gr substance narkotike e llojit marihuane 3 thika ushtarake arme te ftohta.

Personat e arrestuar jane Servete K. 1975 Izet Th. 1966 Agim K. 1971 te gjithe shtetas te Kosoves Haki H. 1954 shtetas i Shqiperise pastaj Behar D. 1981 Naser K. 1989 Admir B. 1990 edhe keta shtetas te Republikes se kosoves dhe J. C. 1989 femer shtetase e Shqiperise.

Me urdher te prokurorit publik te Qarkut ne Prizren shtate personave te arrestuar u eshte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 oreve ndersa e dyshuara J. C. nga Shqiperia eshte liruar ne procedure te rregullt.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›