E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, reagon LSI

Tiranë (start)-Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sot lidhur me situatën më të fundit në Kosovë, duke e cilësuar planin prej gjashtë pikash, si të pa pranueshëm, ka kërkuar që lidhet me Kosovën, është e domosdoshme të marrë pranimin e popullit kosovar dhe të institucioneve të zgjedhura të tij, Edmond Haxhinasto, kryetari i KDK-së në LSI tha se shtrirja e funksionit të EULEX-it në të gjithë Kosovën duhet të përputhet me frymën e planit të Ahtisarit.

Haxhinasto ka kërkuar një qëndrim të qartë edhe të diplomacisë shqiptare në këtë drejtim. “Ne vlerësojmë se është e domosdoshme që diplomacia shqiptare dhe shtetit shqiptar, të mbajnë qëndrime të qarta dhe energjike dhe të shpejta, me qëllim që të mos kemi asnjë devijim nga ky proces, procesi i rritjes së njohjes ndërkombëtare, të Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, si dhe angazhimit të saj në proceset e integrimit Euroatlantik”-theksoi Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›