Kosova reagon kunder Serbise
Qeveria e Kosoves i pergjigjet negativisht kerkeses se Serbise drejtuar Kombeve te Bashkuara per fillimin e zbatimit te 6-pikeshit. Raporti i Ban Ki Munit, sipas saj, nuk eshte i detyrueshem per Kosoven dhe dallon nga deklarata presidenciale e KS-se. Sipas lidershipit kosovar, dokumentet e vetme qe do te implementohen ne Kosove, jane Kushtetuta dhe plani i presidentit Ahtisari. "Ne raportin e Keshillit te Sigurimit eshte i perfshire edhe 6-pikeshi, edhe 4-pikeshi kosovar. Ai dokument nuk eshte obligativ, ndersa ne deklaraten presidenciale ka nje mesazh te vullnetit te mire dhe se institucionet e Republikes se Kosoves do te respektojne vetem Kushtetuten e vendit", tha Thaci. Kreu i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaci, tha po ashtu se vizita e nje delegacioni ministror te Qeverise se Serbise qe po realizohet ne Kosove, eshte bere me dijenine e Prishtines zyrtare. Ai tha se institucionet vendore kane qene te njoftuara nga autoritetet nderkombetare per kete vizite. "Ministrat serbe per here te pare kane kerkuar leje nga autoritetet civile nderkombetare dhe autoritetet civile nderkombetare kane kerkuar mendimin e institucioneve, me dijen edhe te institucioneve te Serbise, do te thote, autoritetet e Serbise kerkojne leje nga institucionet e Republikes se Kosoves dhe ne jemi ne favor te ndertimit te relacioneve ndershteterore te mira edhe me Serbine", sqaroi Thaci. Sipas tij, institucionet, perkatesisht Ministria e Puneve te Brendshme ka qene e informuar dhe vazhdimisht, gjate gjithe protokollit, ky delegacion do te jete i vezhguar, menaxhuar nga institucionet e Republikes se Kosoves. Edhe zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, i tha BBC-se se kerkesa per fillimin e zbatimit te planit gjashtepikesh eshte perpjekje per te ringritur tensionet brenda Kosoves dhe ne raportet e saj me Serbine. Ai tha se ceshtja e gjashtepikeshit per Kosoven eshte e perfunduar dhe ajo do te zbatoje vetem aktet e veta juridike dhe ligjet e saj ne tere territorin e Kosoves.