E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima e 16-te. Kerkime per burimin e bakterit e.coli

 Viktimat e bakterit Esherika Coli shkojnë në 16 nga të cilët 15 në Gjermani dhe një në Zvicër. Autoritetet shëndetsore nuk kanë zbuluar ende burimin e bakterit vrasës  por sipas rezultateve të ekzaminimeve të para patogjenët e lokalizuar në trangujt e analizuar nuk përputhen me ato të pacientëve. 
“Në dy nga katër mostra të trangujve nuk ka përputhje me bakteret e gjetura në analizat e pacientëve. Megjithatë bakteret e gjetura aty mund të përbëjnë rrezik për shëndetin dhe mund të shkaktojnë sëmundje të tjera. Sallata, domatet, kastravecat janë në rrethin e ngushtë të të dyshuarve për burimin, por ne nuk po i fokusojmë  analizat vetëm në këto produkte, por po analizojmë edhe produkte të tjera" tha Cornelia Prüfer-Storcks, Ministre e Shëndetsisë në Landin e Hamburgut.

Zyrtarët thonë se viktimat mesiguri janë infektuar duke ngrënë tranguj dhe domate të papërpunuara, mirëpo burimi i sakt i bakteries ende nuk dihet. infektime janë raportuar edhe në Britani, Danimarkë, Francë dhe Holandë, kryesisht në mes të njerëzve që së fundi kishin udhëtuar në Gjermani.

Pavarësisht se autoritetet kanë tentuar të sigurojnë konsumatorët për konsumin e frutave dhe perimeve shitjet e tyre kanë rënë ndjeshëm në Europë. Pasojat për bujqit dhe tranportin bujqësor do të jenë të rënda, thonë ekspertët.

Rusia i ka ndaluar trangujt dhe domatet që importohen nga Spanja dhe Gjermania si përgjigje ndaj situatës dhe ka paralajmëruar se do e zgjerojë ndalesën për produktet e tilla nga të gjitha shtetet e BE-së derisa të zbulohet burimi i infeksionit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›