Konferenca “Teknologjia e informacionit dhe komunikimi” mbledh në Tiranë vendet e PABSEC-ut
Shqipëria ka Presidencën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi
Shqipëria, e cila ka presidencën e rradhës së PABSEC-ut, do të mbledhë në Tiranë, rreth 100 parlamentarë të vendeve anëtare të PABSEC-ut dhe mbi 300 biznesmenë të TUSKON dhe vendeve anëtare të Bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
Asambleja e Përgjithshme do të kryesohet nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidente e rradhës së PABSEC-ut.
Asambleja e Përgjithshme do të zhvillojë punimet e saj tre-ditore në Tiranë, nga data 21-23 nëntor 2011. Sesioni i 38-të plenar do të ketë në fokus si tema kryesore: “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit-shtysë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, “Përmirësimi i sistemeve tatimore në shtetet anëtare të BSEC-ut” dhe “Çështjet kulturore, arsimore dhe sociale”.