Rama mbledh Asamblenë 3 javë me vonesë, pasi e shtiu në dorë, për të spastruar Kryesinë dhe Sekretariatin

Partia Socialiste thërriti sot Asamblenë Kombëtare, të dalë nga vota e Kongresit 3 javë më parë, ku u shpalos hapur deformimi i votës së delegatëve, edhe pse zgjedhja e tyre ishte një proces kryekëput i manipuluar në të gjithë bazën socialiste në rrethe.
Megjithatë, mbledhja e Asamblesë së re vjen jo vetëm në kohë vonesë të theksuar, por atëherë kur Edi Rama ia ka dalë të diktojë deri në fund cdo anëtar që fitoi të drejtën e përfaqësimit në forumin e lartë vendimmarrës. S’është thënë kot se lista e anëtarëve të asamblesë u hartua nga dora e Ramës në zyrën e tij, pranë selisë rozë. Pra, vota e atyre delegatëve të manipuluar që erdhën në Tiranë të shtunën e 5 nëntorit, nën mandatin e “pagatorëve të Kongresit”, s’është pasqyrim i vërtetë i bindjeve politike të bazës socialiste, të cilët prej 5 vitesh prej politikës së mbrapshtë të Edi Ramës. Anëtarët e rinj të asamblesë kanë si detyrë parësore t’i binden Ramës, në mënyrë që ky i fundit të ketë sukses në angazhimin e afërt të tij, të spastrimit të disa emrave të lakuar në media, nga Kryesia dhe Sekretariati, dy organet më të larta të politikëbërjes së PS. Në mbledhjen e sotme Rama tha se partia duhet të organizohet për të fituar, por më parë do t’i nënshtrohet reformatimit të forumeve të saj. Dhe ato që kanë mbetur pa u prekur janë Kryesia, Sekretariati, Forumi i Gruas dhe FRESSH. Edhe pse këto dy të fundit prej 5-6 vitesh ruajnë fiktivitetin e mos veprimit politik. “Votat ne i kemi, por duhet të organizohemi për fitore, duke u organizuar me moral, dhe fitorja nuk do të jetë me iluzion se do të marrim gjysmën e votave të Saliut, sepse ne kemi votat tona”- u shpreh Rama, duke lënë të nënkuptuar se e keqja i vjen prej të tijëve dhe ndaj duhet nisur një fushatë spastrimi, me arsyetimin e rremë të mungesës së rezultateve dhe etiketimin si humbësa. Dhe paradoksi është i kuptueshëm, që në momentin kur kryehumbësi akuzon për humbësa vartësit e tij. E keqja po troket pas dere. Kryesia dhe Sekretariati do i nënshtrohen spastrimit, duke larguar prej aty emrat e padëshiruar dhe që s’i binden politikës eunuke të Edvinit.
...