Kosova s'është diasporë, por atdhe kombëtar

Askush nuk mund të krijojë një komb të llojit të vet të ri në kohë, pa një trashëgimi kulturore-historike dhe gjeneologjike të gjithmbarshme të brezave, sepse kombi nuk ka lindur nga politika e as nga shteti por ai është aq i vjetër në shekuj dhe i thellë në historinë e njerëzimit, nga kombi lindin shtetet dhe zgjerohen popujt në linjën e përbashkët të rrjedhës së logjikës së identitetit të parrënuar dhe të padëmtuar edhe nga konfliktet dhe luftërat e përgjakshme gjatë historisë, është pikërisht kjo arsye se shpikjet e rastit për një komb të ri (lexo kombi Kosovar) bien në fund të iluzioneve dhe hamendjeve errësuese
Gjon Keka*
Çështja më me ndikim në gjithë historinë e njerëzimit është ajo kombëtare kjo para së gjithash tregon këtë se njerëzimi është i ndarë në grupe të caktuara kombëtare. Kështu që pika e fillimit për ideologjinë e nacionalizmit normal dhe jo pasionant i ka rrënjët në doktrinën etike të filozofisë së grupeve me identitet kombëtar në vetvete dhe të njohura botërisht me po atë identitet rrënjësor kombëtar.
Kombi është shtëpia dhe vendi ku ka filluar njerëzimi jetën e tij sociale, kulturore dhe të zhvillimeve tjera të gjithmbarshme, kështu që kombi si i tillë nuk ka lindur tani në kohën moderne edhe pse mëtohet të thuhet, kombi është një organ i gjerë dhe i thellë që kap fillimin dhe procesin e vetë njerëzimit që nga gjeneza e tij historike.
Kombet shtrihen në shumë breza dhe normalisht se përfshijnë në tërësinë e tij të plotë gjithë ecjen e tij dhe zhvillimet në përgjithësi.
Askush nuk mund të krijojë një komb të llojit të vet të ri në kohë, pa një trashëgimi kulturore-historike dhe gjeneologjike të gjithmbarshme të brezave, sepse kombi nuk ka lindur nga politika e as nga shteti por ai është aq i vjetër në shekuj dhe i thellë në historinë e njerëzimit, nga kombi lindin shtetet dhe zgjerohen popujt në linjën e përbashkët të rrjedhës së logjikës së identitetit të parrënuar dhe të padëmtuar edhe nga konfliktet dhe luftërat e përgjakshme gjatë historisë, është pikërisht kjo arsye se shpikjet e rastit për një komb të ri (lexo kombi Kosovar) bien në fund të iluzioneve dhe hamendjeve errësuese.
Identiteti kombëtar gjithmonë i referohet
grupeve me karakteristika të përbashkëta si dhe individit në vetvete me
identitet kombëtar si kuptim i përkatësisë së tij reale dhe burimore.
Kuptimi i Kombit ka vlerën e lindur të tij që nga njerëzimi dhe me njerëzimin, pra
është diçka e lindur, e caktuar dhe konceptuar në llojin e afërt, të rrënjosur
thellë dhe të shkruar ndër shekuj në proceset e jetës së njerëzimit. Po të
hedhim një sy etimologjisë së fjalës komb atëherë vijmë në konkludim se kombi
është një shkëmb i palëkundur dhe i pandryshuar edhe nëse popujt dalin nga kjo
lindje e njëjtë në histori nuk do të thotë se ato janë kombe, sepse nuk mund të
shpiket diçka që nuk korrenspondon me gjenin e lindur kombëtar dhe
karakteristikat e tij në përgjithësi.
Fjala Komb e ka prejardhjen nga latinishtja që në përkthim do të thotësi e lindur dhe me origjinë thelbësoreapo është quajtur edhe si perëndeshë e lindjes, fis, racë, lloj etj. etj.
Në lidhje me këtë edhe Ciceroni nënvizon disa aspekte të përfaqësimit të kombit në vetvete, pra në lidhje më aspektin e brendshëm dhe atë të jashtëm të kombit, në aspektin e jashtëm thotë ai kombi tregon racën e njerëzve, apo llojin e tyre, ndërsa në të brendshëm tregon bashkësinë e tyre të sistemuar dhe të institucionalizuar,
Ndërkaq është e udhës që kombi dhe popull të mos ngatërrohen nga mendimtarët dhe njerëzit që merren me këtë lëm, sepse sinonimi për një grup etnik nuk do të thotë automatikisht se ai grup etnik i ka rrënjët e tij historike po aty ku ai është vendosur, Kosova nuk ka qenë dhe nuk ishte asnjëherë e konceptuar si etni (këtë e bënin sunduesit duke e shndërruar Kosovën në pakicë etnike, lexo kohën e Ish-Jugosllavisë. kombësit) por si një komb me traditë dhe histori të lashtë iliro-dardane. Po ashtu në lidhje me këtë çështje edhe filozofi i njohur austriako-anglezë Ludëig Wittgenstein, e përshkruan kombin duke i vë karakteristika të veçanta në ngjashmëri dhe në përbërje por edhe në përputhje te plotë më elementin e gjuhës, racës, kulturës, historisë dhe identitetit, ai e përmbledhë konceptin e kombit si familje në ngjashmëri dhe përputhshmëri karakteristikash.
Ndërkaq për të shpalosur në tërësi identitetin e tij real kombëtar ai nuk ngurron aspak të shpreh atë që ndien brenda tij dhe që ka si kulturë në identitetin e tij të lindur historik-kombëtar, prandaj në lidhe me këtë ai thotë se unë jam plotësisht gjermanpra është pikërisht ajo që ai nuk do ta mohojë dhe as ta ndërrojë me asgjë, sepse ajo është diçka e lindur e veçuar që moti në brendësinë e brezave pastaj historisë dhe shekujve.
Në kuadër të kësaj edhe historiani dhe shkencëtari i njohur anglez Eric Hobsbawm nënvizon se karakteristik e historisë së një kombi si një koncept fokusohet në kujtesën dhe përvojën e kaluar të bashkësisë (...)
Historia zhvillohet në proceset e lëvizjeve kombëtare një rol ky aq sa ata arrijnë të ndërtojnë një komunitet intergeneracional që shtrihet përtej kohës. Megjithatë, kombi në tërësinë e tij si koncept historik është një bashkësi e njerëzve që ndajnë një kulturë të përbashkët.
Siç edhe dihet kombi si bashkësi e njerëzve është kulturalisht homogjen, është më i madh se sa një fis i vetëm ose një komunitetit, kanë një gjuhë të përbashkët, institucionet, religjionin, dhe përvojën historike.
Kombi në tërësinë e tij dhe në plotësin e tij është një bashkësi e vlerave homogjene dhe kulturore me një histori të lashtë dhe të pashkëputur në kohë dhe në proceset e historisë, ndërsa Shteti -komb është komb i qytetarëve heterogjenë me prejardhje të ndryshme etnike, kulturore etj. etj.
Ndërkaq gjatë shekujve XVIII dhe XIX bëhen lëvizjet e para të futjes së konceptit shtet-komb apo edhe kombit në tërësi. Kështu në kuadër të kësaj vërejmë konceptin e bazuar në origjinën kombëtare apo të lindjes pra nga prejardhja e përbashkët si etnikisht -kulturalisht homogjene, kombi etnik dhe kulturor.
Ideja e shtetit-komb është i lidhur me ngritjen e sistemit modern të shteteve shpesh është quajtur si "sistemi Westfalian" pra në lidhje me Traktatin e Westfalisë 1648. Ky sistem kishte për qëllim që ta ekuilibroj pushtetin, ta rriste efikasitetin ashtu që mbi të të përcaktohet qartë kontrolli nga qendra i entiteteve të pavarur apo të shteteve-kombe ashtu që në këtë mënyrë të arrijnë të njohin sovranitetin dhe territorin e njëri-tjetrit.
Në fakt sistemi Westfalian nuk i krijoi shtetet-kombe por ato i plotësuan kriteret e tyre në mënyrë kompetente duke supozuar se më (nuk)ka territore të diskutueshme.
Më pastaj shteti-komb është përdorur mjaftë herë pas here dhe në këtë kuptim ku identitet të përbashkët të një vendi burojnë nga shtetësia e përbashkët brenda shteti. Kjo nënkupton se shteti ishte formuar më parë, dhe më pastaj ndjenja e identitetit kombëtar zhvillohet më vonë, ose në mënyrë paralele.
Nëse kombi ishte përcaktuar vetëm nga shtetësia, atëherë ku mbetën gjitha ato vite historike dhe kombëtare, pastaj ai natyralizim dhe gjeneologji, pastaj ato breza, pastaj ato fise që kishin një rrënjë të përbashkët, kjo do të thotë se ato u mohuan dhe tani duhet të fillohet nga e para, por pa rrënjë dhe gjenezë kombëtare, gjë që është mohim i vetvetes, të kaluarës, të tanishmes dhe të së ardhmes së historisë së kombeve në përgjithësi.
Nuk mund assesi të mendohet se ideja e kombit apo më mirë historia e n